Test armi nucleari, fungo atomico Test armi nucleari, fungo atomico 

Hyn në fuqi ndalimi nga OKB-ja i armëve bërthamore

Traktati për ndalimin e armëve bërthamore i arriti 20 ratifikimet e nevojshme për të hyrë formalisht në fuqi. Vendi i pesëdhjetë që u angazhua ishte Hondurasi. Eshtë marrëveshja e parë ligjërisht e detyrueshme, që ndalon zhvillimin, provat, prodhimin, magazinimin, transferimin, përdorimin dhe kërcënimin me armë bërthamore. Pas miratimit nga ana e Asamblesë së Përgjithshme OKB-së, më 7 korrik 2017, kjo ishte një “jo” e fuqishme kundër armëve atomike, që bëhet konkrete.

R.SH. - Vatikan

Me aderimin e Hundurasit, u zyrtarizua mbrëmë, pas Xhamajkës e Nauru-së, Traktati për ndalimin e armëve bërthamore, që arrin 50 ratifikimet e nevojshme për të hyrë, më në fund, në fuqi. Për të prodhuar efekte, duhet të kalojnë edhe 90 ditë të tjera, deri më 22 janar 2021. Domethënë tri vjet, tre muaj e tetëmbëdhjetë ditë pas miratimit nga ana e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, më 7 korrik 2017, ndalimi i armëve atomike është tashmë konkret. Gjthçka ndodhi në hapjen e javës të cilën, që nga viti 1978,  Kombet e Bashkuara ia kushtojnë çarmatimit.

Një hap kuptimplotë

Kështu, sipas normës ndërkombëtare, armët bërthamore konsiderohen të paligjshme. Kënaqësi e thellë shprehet nga International campaign to abolish nuclear weapons (Ican) - me partnerët e tij italianë, Rrjetin Italian paqe e çarmatim e Paarmëatomike - vlerësuar nga Komiteti i Oslos me Çmimin Nobel për paqen, pikërisht për angazhimin e tij kundër armëve të vdekjes,  Llogaritjet tregojnë se në mbarë botën  ekzistojnë  13.000  mjete të tilla luftarake. Flitet për 5 vende pronare ligjore - domethënë, që e respektojnë Traktatin e mospërhapjes(Tnp): janë SHBA-të, Rusia, Britania e Madhe, Franca e Kina. Pastaj vijnë zotëruesit e deklaruar: India, Pakistani, Izraeli e Koreja e Veriut.

Në kundërshtim me ndalimin e këtyre armëve shkatrrimtare janë SHBA-të, që mbështesin teorinë e frikësimit. E kjo do të thotë  se në lidhje me Tnp-në, nënshkruar në vitin 1968 e hyrë në fuqi dy vjet më pas, pohohet se e vetmja mënyrë për ta parandaluar rrezikun e një sulmi bërthamor, do të ishte kërcënimi për shkatërrimin e plotë të armikut. E që ky kërcënim të funksionojë, vendet atomike duhet të jenë gjithë gati për përdorimin, përveçse të udhëhequr nga lider të arsyeshëm.

Pa harruar rrezikun e mundshëm për zhdukjen e pëgjithshme, me një mekanizëm të tillë - siç nënvizon sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres: “Mund ta ndjejmë veten të sigurt, vetëm kur të mos ketë më asnjë armë bërthamore” - pohoi ai me rastin e 75-vjetorit  të tragjedisë së Hiroshimës e Nagasakit, gushtin e kaluar. Këto ditë Parlamenti Evropian, me 641 vota në favor, pesë kundra, adoptoi një rezolutë  në të cilën  e quan Traktatin, etapë  “e domosdoshme” në rrugën drejt një bote pa armë”, pra, drejt një bote më të mirë!  

26 tetor 2020, 15:22