Kërko

E Lumja Maria Tuci, martire e Kishёs nё Shqipёri E Lumja Maria Tuci, martire e Kishёs nё Shqipёri 

Dom Pal Tunaj: martirizmi Maria Tucit thesar pёr Kishёn dhe Kombin

Në jetën e saj të shkurtër, Maria Tuci dëshmoi dhe transmetoi fuqinë e fesë së krishterë, shndriti ndërgjegjet e tjerëve me besimin e patundur në Krishtin e Gjallë dhe me dashurinë për kulturën e jetës e të vëllazërimit.

R.SH. - Vatikan

Më 24 tetor, bie 70-vjetori i vdekjes tё sё Lumes shqiptare, Marie Tucit. Siç dihet. rishtarja stigmatine Maria Tuci (Rrëshen-Mirditë, 12. 03.1928-Shkodër, 24.10.1950): u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. Nga vuajtjet e tmerrshme qё pësoi prej komunistëve, Maria Tuci, Virgjër e Martire, vasha e kombit shqiptar dha shpirt më 24 tetor të vitit 1950  duke dёshmuar fenё e dashurinё pёr Krishtin, familjen e kombin. Mes tjerash pohoi:“Zoti mё dha mёshirёn qё tё vdes e lirё".

Me rastin e festёs liturgjike tё sё Lumes Maria Tuci, mё 24 tetor, mbi figurën e dëshmitares sё fesë së krishterë, shpirtit fisnik shqiptar dhe kulturës, siç dëshmon jeta, vepra dhe martirizimi i postullantes së Motrave Stigmatine, kёsaj radhe flasim me meshtarin dom Pal Tunaj, nga dioqeza Prizren-Prishtinё. Dom Pali na ofron njё përsiatje kushtuar martirizimit e dëshmisë sё jashtëzakonshme tё martires sё Kishёs e kombit shqiptar, tё Lumes Maria Tuci, nё aspektin shpirtëror, teologjik e shoqëror.

Marie Tuci qe dhe ёshtё gjigante e dëshmisë sё fesё nё Jezu Krishtin, mbrojtëse e paepur e dinjitetit njerëzor, kroni i kalueshëm i bukurisë sё jetës, simbol i qëndresës dhe rrënjosjes nё vlerat e panegociueshme e tё pacenueshme tё jetës, fesё dhe atdheut.

Po mё hollёsisht mbi figurёn, martirizimin, dёshminё e mesazhin e martires sё Lume Maria Tuci, tё dёgjojmё meshtarin dom Pal Tunaj, nga dioqeza Prizren-Prishtinё...

Dom Pal Tunaj: martirizmi Maria Tucit thesar pёr Kishёn dhe Kombin
23 tetor 2020, 14:26