UAE-VATICAN-RELIGION-POPE-ISLAM UAE-VATICAN-RELIGION-POPE-ISLAM 

Al-Tayyeb: Papa po i zgjon ndërgjegjet e njerёzve

Tweeti i Imamit të Madh të Al-Azarit komenton enciklikën "Fratelli tutti" botuar nga Papa në ditën e festës së shën Françeskut tё Asizit.

R.SH. - Vatikan

Është një mesazh që e "kthen njerëzimin tek ndërgjegjja e vet". Ky një ndër komentet e veçanta që qarkullon në internet pas botimit të enciklikës "Fratelli tutti" të Papës Françesku. Komenti, pёrmes Twitterit, ёshtё i Imamit tё Madh tё Al-Azarit, Ahmad Al-Tayyeb, nënshkrues i Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor për paqen botërore dhe jetesën e përbashkët, nënshkruar në Abu Dabi në shkurt tё vitit 2019. Enciklika e tretë e Atit tё Shenjtё Françeskut është frymëzuar nga kjo deklaratë e përbashkët, e Al-Tayyeb përmendet disa herë në tekstin papnor.

"Mesazhi i vëllait tim, Papёs Françesku, ‘Fratelli tutti’ - shkruan Imami Madh në një tweet botuar pasditen e djeshme tё 4 tetorit 2020 - është një zgjerim i dokumentit mbi vëllazërimin njerëzor, na njeh me një realitet global, qëndrimet dhe vendimet e tё cilit janë të paqëndrueshme, pasojat e tё cilave mё sё shumti i vuajnë pikërisht njerëzit qё janё mё të brishtë dhe të mënjanuar të shoqërisë... Ky është një mesazh që u drejtohet njerëzve vullnet të mirë dhe me ndërgjegje të gjallë, një mesazh qё e zgjon ndërgjegjen e njerëzimit".

Kujtojmë se nё paraqitjen e enciklikës, qё u mbajt dje në Sallën e re të Sinodit të ipeshkvijve, nё Vatikan, mori pjesë edhe Gjykatësi Mohamed Mahmud Abdel Salam, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor.

05 tetor 2020, 12:16