Kërko

FILES-GREECE-EU-EUROPE-MIGRANTS-POLITICS FILES-GREECE-EU-EUROPE-MIGRANTS-POLITICS 

Pakti evropian mbi emigracionin dhe azilin: Kishat, "solidariteti parim udhëzues për politikat e pritjes

Asnjë vend nuk duhet të tërhiqet nga menaxhimi i emigrantëve që arrijnë në kufijtë më tё skajshëm të Evropës dhe kudo duhet të kundërshtohet politika e frikës dhe e parandalimit. "Solidariteti duhet të jetë parimi udhëzues që qeveris migracionin e në veçanti pritjen e refugjatëve në BE". Kёtё kërkojnë Kishat evropiane në një deklaratë të përbashkët në pragun e "Paktit evropian mbi emigracionin dhe azilin".

R.SH. - Vatikan

Asnjë vend nuk duhet të tërhiqet nga menaxhimi i emigrantëve që arrijnë në kufijtë më tё skajshëm të Evropës, kudo duhet të kundërshtohet politika e frikës dhe e parandalimit. "Solidariteti duhet të jetë parimi udhëzues që qeveris migracionin e në veçanti pritjen e refugjatëve në BE". Kёtё kërkojnë Kishat evropiane në një deklaratë të përbashkët qё u pёrhap në pragun e "Paktit evropian mbi emigracionin dhe azilin".

Njoftimin e dha vetё Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen nё fjalimin e saj mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, duke propozuar  rishikimin e sistemit aktualtё azilit evropian, me qëllim qё të hiqet rregullorja e Dublinit e tё zëvendësohet me "një mekanizëm të fortë solidariteti ndërmjet partnerëve", në mënyrë që vendet më të ekspozuara ndaj flukseve tё migrimeve, në të ardhmen, të mund të mbështeten në ndihmën e të tjerëve. Detajet e projektit do të njoftohen sot më 23 shtator.

Në mbështetje të synimeve të Komisionit te BE-së, Kishat e Evropës kanë botuar një dokument të nënshkruar nga Konferenca e Kishave evropiane (Cec), Këshilli botëror i Kishave (Wcc), Këshilli Papnor për Bashkimin e tё krishterëve, Federata botërore Luterane, Bashkimi anglikan, Kishat e Reformuara dhe organizatat e Kishës së Greqisë.

"Ngjarjet e fundit që nopdhën në kampin e Morias në ishullin Lesbo në Greqi - shkruajnё – vёjnё nё pah një histori të gjatë dështimesh të politikës së BE-sё mbi migracionin e azilin dhe mospërputhjen e saj me vlerat themelore të Bashkimit Evropian, si dhe me parimet etike e fetare". "Ndërsa jemi ende të tronditur e tё pikëlluar nga ngjarjet e Morias - thuhet nё tekstin e Kishave evropiane - kërkojmë që të mësohet nga kjo përvojë" dhe tё gjenden "zgjidhje të qëndrueshme e të ndershme” pёr migrantët e bllokuar në Lesbo. Kishat janë të bindura se vazhdimi i metodës "hotspot" dhe procedurat e tanishme kufitare nuk do ta zgjidhin problemin. Madje, në të ardhmen rrezikojnë tё krijojnë "shumë tragjedi të reja".

Kishat evorpiane pohojnë se kanë vlerësuar fjalimin e presidentes Von der Leyen mbi gjendjen e Unionit Evropian mbajtur më 16 shtator, sidomos aty ku pohohet se "shpëtimi i jetës së njerёzve në det nuk është optional" dhe kërkesa që "ato vende që plotësojnë detyrimet e tyre ligjore e morale dhe që janë më të ekspozuara se të tjerat, duhet të jetë në gjendje të mbështeten në solidaritetin e mbarë Bashkimit evropian".

Kishat kanë vendosur, kështu, t’i bashkojnё zërat e tyre me atë të presidentes së Komisionit tË BE-së Ursula Von der Leyen për të kërkuar më shumë solidaritet: "brenda Bashkimit evropian, përgjegjësia për pritjen e migrantëve duhet të ndahet nё mënyrë më tё drejtё e tё barabartë", shkruajnë në dokument. E shtojnё: "Sistemi aktuale 'Dublin', që fokusohet në faktin për caktimin e përgjegjësive vendeve tё hyrjes sё parë të mingranëve në BE - si Qipro, Malta, Greqia dhe Italia - është krejtësisht i padrejtë si pёr azilkërkuesit e po kёshtu edhe pёr vendet që janë në kufirin e jashtëm tё BE-sё, dhe konkretisht e rrezikon të drejtën e pritjes sё përshtatshme e tё denjë pёr çdo njeri".

Duke u mbështetur nё përvojat e krijuara prej kohësh siç janё korridoret humanitare, Kishat i bëjnë thirrje BE-së të sigurojë "kalime të sigurta" pёr të shmangë udhëtime të rrezikshme për njerëzit dhe për të luftuar kundër "modelit të biznesit të trafikantëve". "Kalimet e sigurta duhet të jenë tё hapura jo vetëm për njerëzit që kërkojnë mbrojtje, por edhe për njerëzit që duan të bashkohen me familjen e tyre ose pёr ata që vijnë në Evropë për t’i përmirësuar kushtet e jetës".

Së fundi, një ftesë për aktorët e politikës: "ne presim që Bashkimi Evropian të refuzojë diskutimin dhe politikën e frikës e tё parandalimit dhe të miratojë një qëndrim parimor e një praktikë të mëshirshme bazuar në vlerat themelore mbi të cilat është rrënjosur BE-ja".

23 shtator 2020, 13:20