2020.09.04 Don Dominik Qerimi, salesiano, Kosovo 2020.09.04 Don Dominik Qerimi, salesiano, Kosovo 

Dom Dominik Qerimi: Nënё Tereza shembull frymëzimi pёr jetёn tonё

Natёn e festës sё Shenjtës Nënё Terezë, dom Domenik Qerimi flet pёr kremtimin liturgjik kishtar e nënvizon afërsinë dhe lidhjen ndërmjet Ganxhe Bojaxhiu e qytetarëve tё Kosovës. Personaliteti i Nёnё Terezёs nuk ёshtё vetëm njё figurë me tё cilёn tё mburremi si bijё e nёnё e popullit dhe vendit tonё, por ajo ёshtё edhe shembull qё frymëzon marrëdhëniet e jetёs sonё tё përditshme.

R.SH. - Vatikan

Natёn e festës sё Shenjtës Nënё Terezë, saleziani nga Kosova,  dom Domenik Qerimi flet pёr kremtimin liturgjik kishtar dhe nënvizon afërsinë dhe lidhjen ndërmjet Ganxhe Bojaxhiu e qytetarëve tё Kosovës, falё edhe mediave tё vendit.

Personaliteti i Nёnё Terezёs nuk ёshtё vetëm njё figurë me tё cilёn tё mburremi si bijë e nënё e popullit dhe vendit tonё, por ajo ёshtё shembull qё duhet tё na frymëzojё nё marrëdhëniet e jetës sonë tё përditshme. Pra, ёshtё koha qё figura e Nёnё Terezёs tё jetё, pёr çdonjёrin prej nesh, gёzim qё Zoti na dhuroi njё dritё tё tillё siç ёshtё jeta e vepra e saj.

Një kujtim i vërtet i një Shenjti, nё kёtё rast i Shenjtës Nënё Terezë, do tё thotё t’ia njohim virtytet dhe tё imitojmë shembullin e saj, duke jetuar e vepruar me gёzim dhe pёr dashuri. Festa e Ganxhe Boajxhiut na fton tё jemi edhe sot njё Nёnё Terezё pёr çdo person qё takojmё nё udhёn e jetёs sonё. Pra, figura e shembulli i Shenjtës Nёnё Terezë nё dëshminë e salezianit shqiptar, dom Dominik Qerimi..

Figura e shembulli i Shenjtёs Nёnё Terezё nё dёshminё e salezianit shqiptar, dom Dominik Qerimi

 

04 shtator 2020, 16:49