USA NEW YORK CARDINAL USA NEW YORK CARDINAL 

SHBA, Kardinali Dolan në hapjen e convention republikane

Kryeipeshkvi i Nju Jorkut, kardinali Dolan do të hapë momentin e lutjes sё Konventën republikane, më 24 gusht, kur Presidenti Trump dhe zëvendës /Presidenti Mike Pence do të emërohen zyrtarisht kandidatë për një mandat të dytë për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 3 nëntorit tё ardhshёm. Nuk ka asnjë miratim apo mbështetje, thotë kardinali Dolan, "lutja nuk është politike

R.SH. - Vatikan

"Si meshtar, një nga detyrimet e mia më të shenjta është të përpiqem të përgjigjem pozitivisht sa herë që jam i ftuar të lutem. Lutja është bisedë me Zotin, ajo nuk është as politike e as anëmbajtëse". Kardinali Timothy Dolan, e shpjegoi kёshtu vendimin e tij për të pranuar ftesën për të udhëhequr, mё 24 gusht, lutjen e hapjes së Konventës Republikane, qё do të shënojë zyrtarisht kandidaturën e presidentit Donald Trump pёr zgjedhjet e ardhshme tё 3 nëntorit, me një prani të kufizuar të delegatëve dhe të zyrtarëve tё partisё dhe do tё transmetohen në streaming.

Arsyet e vendimit

Në deklaratën e tij marrë nga agjencia e lajmeve katolike Cna dhe disa media tjera tё SHBA-sё, kryeipeshkvi i Nju Jorkut saktësoi se lutja e tij "nuk përbën asnjë miratim apo mbështetje të qartë të një kandidati, partie apo platforme politike. Po të isha ftuar të ofroja a të bёja një lutje në Convention kombëtare demokratike, do ta kisha pranuar ftesёn me gëzim, ashtu siç bëra në vitin 2012", tha kardinali amerikan Dolan.

Në fakt, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012, kryeipeshkvi i Nju Jorkut Dolan pati marrë pjesë si në Convention Demokratike, ashtu edhe në atё Republikane. Duhet kujtuar gjithashtu se nё Konventën e partisë amerikane demokratike, e cila është nё zhvillim e sipër që nga 17 gushti kaluar, në Milwaukee, u ftuan gjithashtu dy përfaqësues të Kishës latolike: jezuiti At James Martin, drejtor i revistës "America" dhe motra rregulltare Simone Campbell.

Në deklaratën e tij, kardinali amerikan Dolan uron e shpreson qё "në këtë periudhë kaq të trazuar të historisë sё Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs, të gjithë njerëzit, besimtarë e jo-besimtarë, të bashkohen në kërkimin e paqes e tё pajtimit të zemrave tona, në qytetet tona dhe në vendin tonë".

20 gusht 2020, 11:08