Kërko

Motёr Teuta Buka: tё bёjmё tё pamundurën qё çdo fëmijë të kthehet në shkollë

Motёr Teuta Buka: Tё shmangim mos shkollimin e mos edukimin e fëmijëve tanë. Përpara këtij rreziku shteti e ne si shoqëri: edukatorë, prindër, institucione, nuk mund të dorëzohemi pa bërë të pamundurën që çdo fëmijë të kthehet në shkollë, edhe në Kushtet e Pandemisë Covid-19. Edukimi është e drejta e tyre themelore që duhet t’u garantohet”.

R.SH. - Vatikan

Kaluam gjysmën e gushtit e shtatori po afrohet, e kёshtu edhe koha e pushimeve verore pёr shumë persona po shkon drejt përfundimit. Po kush edhe gjatё kësaj periudhe verore ka vazhduar punën, madje me njё angazhim tё përkushtuar por edhe me shqetësim tё madh, nga koronavirusi, pёr sot e nesёr, konkretisht pёr vitin e ri shkollor, ёshtё bota e arsimit, e cila ёshtё e thirrur t’i përgjigjet kësaj sfide.

Sipas Motër Teuta Buka, drejtoreshё e qendrës Maria Mazzarello, nё Tiranё dhe Koordinatore e edukimit Katolik Shqiptar, pёr vitin e ri shkollor duhet tё përgatiten jo vetёm institucionet arsimore por edhe familjet.

Nё Shqipëri, duhet bërë gjithçka qё çdo fëmijë e nxënës të mund tё kthehet në bankat e shkollës e kёshtu të evitohet braktisja, edhe në kushtet e pandemisë Covid-19, pohon Motёr Teuta Buka nё njё shkrim me titullin ‘Çfarë nuk duhet të ndodhë në Shtator 2020?’, botuar, kёtyre ditëve, faqen e internetit tё Motrave tё Don Boskos – Instituti i Bijave tё Marisë Ndihmëtare. Motër Teuta Buka, i drejtohet Ministrisë sё Arsimit tё Shqipërisë duke kërkuar bashkëpunimin e ndihmën, sepse siç pohon “ne si shoqëri: edukatorë, prindër, institucione, nuk mund të dorëzohemi pa bërë të pamundurën që çdo fëmijë të kthehet në shkollë, edhe në kushtet e pandemisë Covid-19. Edukimi është e drejta e tyre themelore që duhet t’u garantohet”.

Kujtojmё se nё Shqipëri rrjeti i edukimit katolik, ku pёrfshihen edhe Motrat Saleziane, kujdeset pёr 8200 nxënës, e Motёr Teuta Buka pohon se pёr vitin e ri shkollor “gjatë këtyre dy muajve tё lockdown, kemi hartuar propozime konkrete edhe për Ministrinë e Arsimit. Jemi treguar të gatshëm si rrjet i edukimit katolik të ulemi, bashkë me prindër e me aktorë të ndryshëm në edukim, në tryeza pune që të bashkëndajmë propozimet tona, të rrahim mendime, të gjejmë rrugët për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe t’i konkretizojmë ato. Natyrisht çdo zgjidhje konkrete do shoqërohet me faturën e vet, por fatura më e lartë që duhet të evitojmë është braktisja, mos shkollimi dhe mos edukimi i fëmijëve tanë. Përpara këtij rreziku shteti nuk duhet të ngurrojë të investojë me çdo përpjekje dhe me buxhet të shtuar, pa përjashtuar as institucionet private, tani, jo më vonë! Ne si shoqëri: edukatorë, prindër, institucione, nuk mund të dorëzohemi pa bërë të pamundurën që çdo fëmijë të kthehet në shkollë, edhe në Kushtet e Pandemisë Covid-19. Edukimi është e drejta e tyre themelore që duhet t’u garantohet”.

“Koha na thërret t’i përgjigjemi kësaj sfide, ndaj sa më shumë të shtyhen vendimet aq më vështirë është të përmbushim detyrimet tona ndaj së ardhmes. Neve na takon përgjigja në këtë moment historik, ndaj vendimet duhen marrë që edhe masat të jenë të mundshme dhe të realizueshme, që çdo institucion arsimor por edhe familjet të orientohen. Në fakt jo vetëm institucioneve u duhet të riorganizohen edhe familjeve u nevojitet programim për të riorganizuar jetën në varësi të orareve të fëmijëve dhe nevojave të tyre. Duke ditur çfarë nuk duam t’u ndodhë fëmijëve tanë në shtator, mund të gjejmë bashkë rrugët tani, jo më vonë!”.

Mbi kёtё, biseduam me Motёr Teuta Buka, ta dёgjojmё nё mikrofonin e radio Vatikanit – Vatican News....

Motёr Teuta Buka, nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News, tё bёjmё tё pamundurën qё çdo fëmijë të kthehet në shkollë
18 gusht 2020, 10:41