Kërko

Protests in the aftermath of presidential elections in Belarus Protests in the aftermath of presidential elections in Belarus 

Kisha e shqetёsuar pёr situatёn në Bjellorusi

Kryetari i Konferencës Ipeshkёvnore Katolike në Bjellorusi, imzot Tadeusz Kondrusiewicz, bëri këtë thirrje: “Në këtë çast të rëndësishëm të historisë sonë, në emër të Zotit, që ka mëshirë, dashuri dhe paqe pa fund, i ftoj të gjitha palët në konflikt t’i japin fund dhunës”.

R.SH. - Vatikan

Në Bjellorusi gjendja mbetet dramatike, pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, që konfirmuan Lukashenkon në mandatin e tij të shtatë radhazi. Si populli, ashtu edhe organizmat e ndryshme ndërkombëtare, i kanë quajtur ato jo të lira e të manipuluara. Një viktimë e konfirmuar nga Ministria e Brendshme, qindra të plagosur e mijëra të arrestuar, përveç të zhdukurve, për të cilët nuk dihet asgjë: ky është bilanci aktual. 

Për të zgjidhur krizën bjelloruse, duhet qetësi e dialog. Më se një herë këto ditë, kryeipeshkvi Tadeusz Kondrusiewitz, i nxit bjellorusët të gjejnë një rrugëdalje paqësore. Në një intervistë, drejtori i faqes së internetit Catholic-by, i Konferencës Ipeshkёvnore të vendit, atë Alexandar Ulas, tregon: “Çdo mbrëmje, njerëzit dalin në rrugë për të protestuar. Dhuna po shtohet. Hedhin bomba molotov dhe goma makinash të ndezura flakë. Njerëzit janë zemëruar keqas. Protestat, tashmë, janë përhapur në gjithë vendin, jo vetëm në Minsk. Është vetëm fillimi. Nuk dihet si do të shkojë puna. Na ka mbetur vetëm forca e lutjes për paqen”.

Kryetari i Konferencës Ipeshkёvnore Katolike në Bjellorusi, imzot Tadeusz Kondrusiewicz, kësaj jave, bëri këtë thirrje: “Në këtë çast të rëndësishëm të historisë sonë, në emër të Zotit, që ka mëshirë, dashuri dhe paqe pa fund, i ftoj të gjitha palët në konflikt t’i japin fund dhunës”.

13 gusht 2020, 20:02