Belarusian opposition supporters rally in Minsk Belarusian opposition supporters rally in Minsk 

Këshilli evropian: "BE-ja nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve". Sanksione kundër regjimit të Minskut

Bashkimi Evropian nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi. "Zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të drejta, kështu që ne nuk i njohim rezultatet". Ky mesazhi i parё i qartë që mbërrin në Minsk nga udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, gjatë njё videokonference shtypi mbajtur në Bruksel, dje mё 19 gusht, nё përfundim të Këshillit të Evropës.

R.SH. - Vatikan

"Bashkimi Evropian tha se nuk e njeh rezultatin e  zgjedhjeve tё 9 gushtit nё Bjellorusi, zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të drejta, kështu që ne nuk e njohim rezultatet".   Ky mesazhi i parё i qartë që mbërrin në Minsk nga udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, gjatë njё videokonference shtypi mbajtur në Bruksel, dje mё 19 gusht, nё përfundim të Këshillit të Evropës. Bashkimi Evropian tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, votime që, sipas kritikëve tё Presidentit Aleksandër Lukashenko, ishin tё manipuluara, për të zgjatur 26 vite pushtetin e tij. 

Përveç kësaj, njëzet e shtatë vendet anëtare tё BE-sё "dënojnë dhunën e pavend, tё tepërt dhe të papranueshme që autoritetet shtetërore tё Bjellorusisë ushtruan kundër protestuesve paqësorë. Dhuna duhet shmangur e të gjithë të ndaluarit e paligjshëm duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Shoqëria civile dhe aktorët e opozitës të përfshirë në diskutimet mbi tranzicionin politik duhet të mbrohen nga arrestimet arbitrare dhe nga dhuna. BE-ja pret një hetim të plotë e transparent mbi të gjitha abuzimet e dyshuara".

Një tjetër mesazh i qartë, ky, drejtuar regjimit tё Aleksandër Lukashenko nga zëri i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në fund të takimit: "Bashkimi Evropian do të vendosë së shpejti sanksione  ndaj një numri të konsiderueshëm personash përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe manipulimin e zgjedhjeve”, tha Charles Michel pas takimit të jashtëzakonshëm të vendeve anëtare të BE-sё, nё Bruksel, gjatë të cilit u diskutua rreth krizës në Bjellorusi.

20 gusht 2020, 12:16