Belarusian opposition supporters rally in Minsk Belarusian opposition supporters rally in Minsk 

Bjellorusi: imzot Kondrusiewicz kërkon lirimin e të burgosurve e pajtimin e vendit

Presidenti i Konferencës Episkopale katolike bjelloruse kryeipeshkvi Imzot Kondrusiewicz kërkon lirimin e të burgosurve, pajtimin e vendit, lejen për priftërinjtë dhe mjekёt pёr ti vizituar të burgosurit.

R.SH. - Vatikan

Akoma me mijëra protestues në sheshe e në rrugë tё Bjellorusisë kundër rizgjedhjes së Lukashenko. Diplomacia ndërkombëtare në punё; biseda të veçanta telefonike, dje, Putin foli me kancellaren gjermane Merkel, presidentin francez Macron dhe presidentin e Kёshillit tё BE-sё Michel. Dialog paqësor, përfshirës, dhe jo dhunës në fjalët e evropianëve. Jo ndërhyrjes përsërit Putin. Lukashenko e mban vijën e ashpër. Grevat po rriten kudo.

Lejen për priftërinjtë pёr ti vizituar të burgosurit që u arrestuan gjatë protestave dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve. Kёtё i kërkon presidenti i Konferencës Episkopale katolike bjelloruse imzot Tadeusz Kondrusiewicz ministrit të punëve të brendshme të Bjellorusisë, Juri Karaev. Presidenti i ipeshkvijve bjellorus shpjegon, pёr agjencinë e lajme SIR, arsyen që e bëri të kërkojë këtyre ditëve një takim personal me Ministrin Juri Karaev.

"Të burgosurit - tha imzot Kondrusiewicz- kanë nevoje edhe pёr ndihmë shpirtërore. Fatkeqësisht, deri tani meshtarët nuk janë lejuar të hyjnë në burgje, prandaj kërkojmë pikёrisht kёtё nga ministri. Jemi njoftuar prej atyre qё dolën nga burgu për kushtet jashtëzakonisht tё rёnda në të cilat kanë qenë ata dhe janё tё tjerёt. Shumë prej tё burgosurve kanë nevojë edhe për mjekime e pёr mjek. Atё që kërkojmë është qё të mund t'u ofrojmë tё burgosurve ndihmën shpirtërore".

Presidenti i Konferencës Episkopale Katolike të Bjellorusisë i bën thirrje gjithashtu Ministrit të Punëve të Brendshme për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve qё janё nё paraburgim. "Nuk kuptohet pёr çfarё aryseja shumё qytetarё mbahen ende aty. Kemi parë edhe fundjavën e kaluar zhvillimin e demonstratave tё cilat vazhdojnë ende sot por gjithmonë nё mёnyrё paqësore".

Imzot Kondrusiewicz dёshiron të flasë me ministrin  e brendshëm edhe rreth gjendjes së vështirë aktuale shoqёrore me qëllim që "të parandalohet dhuna nё tё ardhmen" e "sidomos t’i qetësojë shpirtrat". “Ekziston një rrezik i madh për ne sot", pohon kryeipeshkvi pёr agjencinë e lajmeve Sir.

"Jam shumë i shqetësuar se vendi mund të bjerë në një luftë civile. Njerëzit po ndahen e përçahen. Ka akuza kundër policisë e kundër njerëzve që morën pjesë në qendrat e votimit në zgjedhjet e fundit presidenciale. Shumë prej tyre ishin mësues shkolle. Brenda dy javëve fëmijët do të kthehen në bankat e shkollës e sot në muret e shkollave kemi shkrime ofenduese kundër arsimtarëve. Nё një shkrim pohohet: "Çfarë do t'u mësoni fëmijëve tanë nëse keni bërë mashtrime?’. Është një problem shumë i rёndё, sepse ka humbur besimi. Janë njerëz që jetojnë në të njëjtat ndërtesa, që rrezikojnë të mos flasin mё me njëri-tjetrin, tё shikojnё njëri-tjetrin me dyshim”.

Në këtë kontekst, erdhi në Minsk edhe lajmi se të krishterët e Evropës me nismën e Komisioneve evropiane për Drejtësinë e Paqe, organizuan, më 18 gusht, një moment lutjeje për popullin bjellorus që "e vërteta, drejtësia dhe paqja tё mund të mbizotërojnë". "Në predikimin tim dje –kujtoi kryeipeshkvi – bёra thirrje pёr pajtimin e vendit. Unë u kërkoj besimtarëve që t’i kthejmë sytë e zemrat tona drejt Jezusit, duke i përsëritur edhe ne fjalët e tij mbi Kryq: O Atё, fali ata, se nuk dinë çfarë bëjnë!".

Megjithatë, tensioni në Bjellorusi është ende i lartë. Pas demonstratës oqeanike të së dielës së kaluar, grevat janё duke paralizuar ekonominë e vendit. Presidenti Aleksandr Lukashenko po bёn gjithçka mundet qё të mos e lërë situatën të dalë jashtë kontrollit, ndërkohë qё pёr rrugëzgjidhje tё krizës ёshtё duke punuar edhe diplomacia ndërkombëtare.

19 gusht 2020, 11:13