Prigione Prigione 

23 gushti Ditë evropiane në kujtim të viktimave të stalinizmit e

Më 23 gusht bie Dita evropiane e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre, të nazizmit e të stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit.

R.SH. - Vatikan

Më 23 gusht bie Dita Evropiane e përkujtimit të Viktimave regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre, viktimat e nazizmit e të stalinizimit, duke dёnuar çdo formë të totalitarizmit. Kështu, më 2 prill 2009 Parlamenti Evropian ftoi që “23 gushti  të shpallet  Ditë evropiane e përkujtimit të viktimave të Stalinizmit e të Nazizmit, për të përkujtuar e nderuar në mënyrë të denjë e të paanshme kujtimin e tyre”.

Mё 23 gusht, kujtojmё, bie përvjetori i paktit të mossulmimit, nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste. Pakti i mossulmit apo i mosluftimit ndërmjet Bashkimit Sovjetik e Gjermanisë naziste qe një shok (tronditje) për mbarë botën. Armiqtë e përhershëm të përbetuar, Hitleri e Stalini nënshkruanin këtë marrëveshje për të ndarë së bashku pjesën e mirë të Evropës. Marrëveshja i hapte rrugën e lirë Bashkimit Sovjetik në Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani e një pjesë të Polonisë e të Rumanisë, ndërsa Gjermania mund ta zgjaste dorën mbi pjesën tjetër të Polonisë, Danimarkë, Norvegji, Hollandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Jugosllavi e Greqi. Me pak fjalë bëhej fjalë për një pakt sulmi që do të sjelltë pushtim, terror e sundim. Një besë e lidhur ndërmjet dy totalitarizmave kryesore, që u thye shumë shpejt, për t’i hapur rrugën konfliktit II botëror.

Ishte, pra, 2 prilli i vitit 2009 kur Parlamenti evropian propozoi që 23 gushti të shpallet Dita Evropiane e viktimave të stalinizmit dhe të nazizmit. Parlamenti evropian mbështeti propozimin e themelimit të një Dite të memories prezantuar nga mase gjysma e europarlamentarëve. Zyrtarisht quhet “Dita evropiane e memories të viktimave të Stalinizmit e të Nazizmit”.

Me këtë rast, Komisioni i “Drejtësi dhe Paqe” i Konferencës Ipeshkёvnore katolike sllovene i bëri thirrje opinionit publik slloven me anë të një dokumenti, që krahas diktaturës fashiste e naziste të dënojë edhe atë komuniste. E kështu, Ditën e 23 gushtit Parlamenti evropian e zgjodhi pikërisht për të propozuar "Një Ditë Evropiane në kujtim të viktimave të regjimeve totalitare", pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre.

23 gusht 2020, 09:37