SYRIA-KURDS-TURKEY-CONFLICT  SYRIA-KURDS-TURKEY-CONFLICT  

19 gusht: kremtohet sot Dita botërore humanitare

E themeluar nga OKB-ja më 2009, Dita botërore humanitare na kujton 19 gushtin 2003, kur gjatë një atentati me dinamit pranë Canal Hotel të Bagdadit, patën mbetur të vrarë 22 vetë, ndërmjet të cilëve, edhe kreu i Misionit humanitar të OKB-së në Irak, Sergio Vieria de Mello.

R.SH. - Vatikan

Më 19 gushttë çdo viti  mbahet Dita Botërore Humanitare për të nderuar punonjësit që rrezikojnë jetët e tyre në shërbimin humanitar, si dhe për të kërkuar mbështetje për popujt e prekur nga krizat në mbarë botën.

Të mbështeten organizatat lokale të shoqërisë civile, posaçërisht organizatat fetare, sepse pikërisht ato, në rast emergjence, mund të shndërrohen në aktorë solidariteti të menjëhershëm: këtë kërkon, në një notë, Caritas Internationalis, në Ditën e sotme botërore humanitare. Një përkujtim me tingëllim të veçantë këtë vit, për shkak të Covid-19 dhe të shpërthimit dramatik në Beirut të Libanit, më 4 gusht. “Në këtë fazë historike - lexohet në një notë - sistemi humanitar ndërkombëtar u vu në provë të rëndë, ashtu si nuk qe vënë asnjë herë tjetër e misionet humanitare në nivel global po çojnë ndihma në mbarë botën, duke mbështetur 1 person në çdo 45 vetë”.

“Në një çast kur fatkeqësitë po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara e vuajtjet, më dramatike, ndihma e parë duhet dhënë nga bashkësitë lokale, që jetojnë në kushte më të mira. Ata  duhet të jetë në radhët e para të solidaritetit më të shpejtë” - kujton Aloysius John, sekretar i përgjithshëm i Caritas Internationalis.

Kjo ditë botërore - vijon - duhet të përqendrohet tek emancipimi i organizatave lokale të shoqërisë civile, posaçërisht i organizatave fetare, “në mënyrë që të mund t’i përballojnë emergjencat me forcat e tyre”. Tre, hapat,  që duhet të bëjnë qeveritë e botës – sipas Caritas Internationalis: “Grumbullimi i fondeve lokale për fuqizimin e organizatave të shoqërisë vendase dhe strukturave të bazës; mbledhja e fondeve të veçanta për bashkësitë vendase dhe mbrojtja e interesave të tyre: sigurimi i mbrojtjes së veprimtarëve humanitarë”.

E themeluar nga OKB-ja më 2009-ën, Dita botërore humanitare na kujton 19 gushtin 2003, kur gjatë një atentati me dinamit pranë Canal Hotel të Bagdadit, patën mbetur të vrarë 22 vetë, ndërmjet të cilëve,  edhe kreu i Misionit humanitar të OKB-së në Irak, Sergio Vieria de Mello.

19 gusht 2020, 14:36