Kërko

FILE PHOTO: Hagia Sophia or Ayasofya is seen in Istanbul FILE PHOTO: Hagia Sophia or Ayasofya is seen in Istanbul 

Turqia: Shёn Sofia xhami. Weber (Ppe), " tani BE-ja tё vë sanksione”

Sot në Bruksel, kreu i grupit të Partisë Popullore Evropiane, Weber foli mbi çështjen e bazilikës sё Shёn Sofisë në Turqi: "E kemi lanë të hapur dialogun me Turqinë, por tani BE-ja duhet të vendos sanksione". E shtoi duke i kërkuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell të " veproi menjёherё. Tani!”.

R.SH. - Vatikan

Nё sesionin e jashtëzakonshëm plenar tё Parlamentit Evropian sot, në Bruksel, u mbajt një diskutim i parë mbi marrëveshjen e nënshkruar nga Këshilli Europian. Por përpara se të fillonin ndërhyrjet, kreu i grupit të Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber foli mbi çështjen e bazilikës sё Shёn Sofisë në Turqi: "E kemi lanë të hapur dialogun me Turqinë, por tani BE-ja duhet të vendos sanksione". E  shtoi duke i kërkuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell të " veproi menjёherё. Tani!”.

Në fjalimin e shkurtër Weber iu referua "veprimeve tё Turqisë që flasin më shumë se fjalë", së pari shndërrimi i bazilikës sё Shёn Sofisё nё xhami, "shembull i shovinizmit fetar". Sipas Weber,"duke mbyllur Shёn Sofinë si një monument paqeje e pajtimi, Turqia e mbyll dritaren që Ataturku e pati hapur ndaj botës".

E pastaj referimi tjetёr është ndaj ndërhyrjes së paligjshme të Turqisë në ujërat territoriale të Qipros. "Është koha që Europa të dërgojë një mesazh të qartë: këto veprime nuk do të tolerohen!", tha Weber, duke u shprehur mbështetjen për "vlerat tona evropiane", kryeministrit grek Kmitsotakis, Presidentit qipriot Anastasiades  dhe të dy popujve.

23 korrik 2020, 15:54