2018.11.01 Tutti i Santi 2018.11.01 Tutti i Santi 

Shenjtorët e javës 12-19 korrik

E diel, 12 korrik, Kisha katolike kremton të Dielën e 15-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 12 korrik, kalendari përkujton edhe shën Gjon Gualbertin, abat, themelues i Valombrozanëve dhe shenjtorët Nabori e Feliçi, martirë milanezë.

R.SH. - Vatikan

E diel, 12 korrik, Kisha katolike kremton të Dielën e 15-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 12 korrik, kalendari përkujton edhe shën Gjon Gualbertin, abat, themelues i Valombrozanëve dhe shenjtorët Nabori e Feliçi, martirë milanezë.

Ungjillit i kёsaj sё diele nga Mateu (Mt 13,1-23), në një farë mënyre ёshtё një faqe autobiografike, që pasqyron përvojën e Jezusit, eksperiencën e predikimit të tij. Jezusi identifikohet me mbjellësin e shёmbёlltyrёs ungjillore, që e hedhë farën e mirë të Fjalës së Hyji, dhe vë re efektet e ndryshme që burojnë nga fara e hedhur, sipas mënyrës së pritjes që i rezervohet kumtimit të Fjalës nga çdo njeri.

Tё hёnёn mё 13 korrik, kalendari kishtar pёrkujton Shёn Henrikun II Duka i Bavarìsë,  Shën Esdrën, skribë e Shën Silën, nxënës tё Shën Palit apostull. Liturgjia e ditës na kujton se misioni i nxënësit tё Krishtit nuk është aspak i lehtë. Ai duhet ta konsiderojë veten pikërisht si delja në mes të ujqërve. Do t’i duhet kështu të ndeshet vazhdimisht me urrejtjen, që s’dihet nga ç’anë vjen. Por nxënësi është i vetëdijshëm se forca e tij është Shpirti i Atit qiellor.

Tё martёn mё 14 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Kamilin de Lellis, meshtar, themelues i Shërbëtorëve të të sëmurëve, që pranishёm në mbarë botën, e edhe në Shqipëri, nga Motrat Kamiliane, mbarështuese të të sëmurëve, siç quhen sot rregulltaret kamiliane në shërbim të tё sёmurёve. Liturgjia e ditёs kujton se nxënësi duhet t’i ngjajë mësuesit, që diti të përballojë edhe vdekjen. Ajo që ka rëndësi është që Jezusi ta njohë si nxënës të vërtetë para Atit të Tij që është në qiell.

Të mёrkurёn më 15 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Bonaventurën nga Bagnoregio, ipeshkëv e dijetar i Kishës, teolog e mistik i madh françeskan.  Liturgjia e ditёs na kujton se në mbarim të jetës sonë, kur do të prekim bregun tjetër, vetë Zoti do t’i marrë në duart e tij veprat tona të mira. Atje do të vijnë edhe engjëjt e do të pastrojnë, bashkë me Të, çka nuk është pastruar plotësisht në jetën tonë. E në dorë të Zotit do të mbetet vetëm dashuria e jetuar

Të njten më 16 korrik, Kisha do të kremtojë festën e Zojës së Karmelit, që tradita e Kishës në Shqipëri e njeh me emrin Zoja Karmë. Përkujtohet edhe Shën Maria Madalena Postel, virgjër, themeluese e motrave të shkollave të krishtera të mëshirës.  Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi është në qëndër të gjithçkaje dhe na kërkon ta vemë mbi gjithçka: mbi prindërit, mbi bijtë e edhe mbi jetën tonë. Vetëm kështu nxënësi bëhet i denjë për Jezusin. Është një kërkesë që s’të lë në paqe, sepse i ngjet shpatës, që pret çdo lidhje.

Të premten më 17 korrik,  kalendari përkujton Shën Marçelinën, virgjër, motër e Shën Ambrozit, ipeshkëv; Shën Aleksin e Shën Leonin IV, papë. Liturgjia e ditёs na kujton se bashkimi i pakushtëzuar me Jezusin është kushti që duhet përmbushur për t’u shëlbuar. Fati i amshuar i secilit nga ne, lidhet me qëndrimin që mbajmë ndaj Zotit. Krishti na thotë edhe neve “Mjerë ti!”, kur e presim me indiferencë e nuk duam ta kuptojmë se pa Të nuk mund të kemi jetë.

Tё shtunёn mё 18 korrik, kalendari pёrkujton shën Emilianin martir; shën Brunon e Senjit, ipeshkëv dhe shën Federiku. Liturgjia e ditёs na kujton se mënyra si sillet Jezusi, e bën t’i ngjasë gjithnjë më shumë shërbëtorit të Hyjit, kumtuar nga Izaia profet: me butësinë e tij i ndihmon njerëzit në mjerimet e tyre fizike e shpirtërore, në sa tashmë kanë nisur të komplotojnë kundër tij.

Të dielёn e ardhshme mё 19 korrik, Kisha katolike do tё kremtojё tё dielёn e 16-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё parё. Gjithnjё mё më 19 korrik, kalendari shënon përkujtimin e shën Simakut, papë. 

12 korrik 2020, 09:04