Kërko

Vatican News
 Fitorja e Zaev në Maqedoninë e Veriut Fitorja e Zaev në Maqedoninë e Veriut 

Maqedonia e Veriut: zgjedhjet i fiton evropeisti Zaev

Në një vend të prekur nga pandemia e koronavirusit, lideri i Sdsm kthehet në qeveri pas dorëheqjes së shkurtit të kaluar. Objektivi i vendit shumetnik mbetet hyrja në Bashkimin Evropian, sot gjithnjë më e afërt.

R. SH. - Vatikan

Lider e partisë socialdemokratike Sdsm në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zajev e shpalli fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlametare. Fitoi 2% të votave më shumë se partia konservatore Vmro-Dpmne. Pas shpatullave të  këtyre partive, ishin interesat e pakicave shqiptare, 20-25% e popullsisë me dy milionë banorë. Votimet, parashikuar për prillin e kaluar, u shtynë, për shkak të pandemisë covid-19, në mënyrë që të garantonin  pjesëmarrjen  në votim nga shtëpia edhe për ata, që ishin në karantinë.

Hyrja e mundshme në Bashkimin Evropian

Me më se 8.500 raste e gati 400 të vdekur, tema e drejtimit të emergjencës shëndetësore ishte nga më të debatuarat gjatë fushatës elektorale, njëherësh me ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Votimet e parakoshme i pati kërkuar vetë Zaev, autor i marrëveshjes, që i dha fund  ndeshjes me Greqinë lidhur me emrin  e vendit e të hyrjes së tij në Nato, që dha dorëheqjen pikërisht sepse nuk ia doli mbanesh të fiksonte datën e fillimit të bisedimeve për hyrjen në BE. “Në këtë çast kjo është temë absolutisht themelore” - shpjegon, në Vatican News, Mauro Ungaro, drejtor  i Voce Isontina i dioqezës së Gorizias dhe specialist për Ballkanin. “Përpjekja e Maqedonisë së Veriut për të hyrë në BE, është rrugë e gjatë - të mendojmë se marrëveshja e stabilitetit me BE-në u arrit më 2001, ndërsa kërkesa formale u paraqit në vitin 2004. Duhet kujtuar edhe se situata ka ndryshuar thellësisht e se më 1 korrik Komisioni i paraqiti Këshillit Evropian një plan, që parashikon negociatat si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Theksohet edhe se vendi ka bërë hapa të dukshme përpara si në luftën kundër krimit, ashtu edhe kundër korrupsionit, për të cilat ishte kritikuar. Gjithashtu u vërejt se ekonomia pati nisur të bëjë shumë hapa pozitive përpara, sot të ngadalësuara nga Covid-19, që vijon të ndikojë mbi gjithë ekonominë e botës. Mjafton të kujtojmë se në vitin e kaluar papunësia në vend  zbriti në 17% në krahasim me 20% që ishte më parë. Zaev, me politikën e tij, favorizoi edhe investimet e huaja. E ishte pikërisht kjo, që e dallonte nga koalicionet e tjera. Me krijimin e një regjimi të favorshëm fiskal, Zaev nguli këmbë në hapjen drejt perëndimit, duke e larguar Maqedoninë e Veriut  nga orientimi i mëparshëm, që shikonte më shumë drejt Rusisë.

 

17 korrik 2020, 13:18