Kërko

1593952259214.JPG

Këshilli i Evropës: të luftohet racizmi sistemik. Webinar më 7 korrik

"Të promovohen shoqëri tolerante dhe gjithëpërfshirëse”: ky, qëllimi i webinar-it, që do të mbahet nesër, më 7 korrik, nga Drejtoria e Këshillit të Evropës kundër Racizmit (Ecri).

R.SH. - Vatikan

“Sfida e racizmit sistemik është ende e pranishme në Evropë”. Kjo është tema e webinar-it, që do të mbahet nesër, më 7 korrik, nga Drejtoria e Këshillit të Evropës kundër Racizmit (Ecri). Do të marrin pjesë ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët “do të analizojnë strategjitë e suksesshme dhe veprimet e vlefshme në trajtimin e racizmit sistemik dhe institucional; do të shqyrtojnë frytshmërinë e mjeteve dhe të ndërhyrjeve të Këshillit të Evropës dhe do të theksojnë nevojën për të forcuar më tej zbatimin e tyre nga shtetet anëtare, në mënyrë që të promovohen shoqëri tolerante dhe gjithëpërfshirëse”.

Webinar-i do të zhvillohet nga ora 11 deri në orën 12.30. Kryetarja e Drejtorisë kundër Racizmit, Maria Daniela Marouda, do të jetë moderatorja e këtij seminari në internet, ndërsa gjashtë folësit kryesorë do të jenë: Jeroen Schokkenbroek, drejtor i departamentit kundër diskriminimit, Këshilli i Evropës; Karen Taylor, presidente e Rrjetit evropian anti-racizëm; Margareta Matache, instruktore dhe drejtoreshë e Programit për romët, Universiteti i Harvardit; Domenica Ghidei Biidu, nënkryetare e Ecri-së; David Martín Abánades, inspektor i policisë lokale, Shërbimi Policor Fuenlabrada, Spanjë; Momodou Malcolm Jallow, anëtar i parlamentit suedez, raportues i përgjithshëm për luftën kundër racizmit dhe intolerancës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

06 korrik 2020, 11:24