"Invocazione per la pace" in Terrasanta di Papa Francesco e i Presidenti Shimon Peres e Mahmoud Abbas nei Giardini Vaticani, 08.06.2014 "Invocazione per la pace" in Terrasanta di Papa Francesco e i Presidenti Shimon Peres e Mahmoud Abbas nei Giardini Vaticani, 08.06.2014 

Veprimi Katolik kёrkon sot nё ora 13.00 njё minut pёr paqe

'Kudo tё jesh, nё ora 13.00 mё 8 qershor, ndalua, ule kokën dhe lutu për paqe": kjo ftesa, e Forumit ndërkombëtar tё Veprimit Katolik, për të kujtuar takimin qё, 6 vjet më parë, u mbajt në Vatikan me dëshirën e Papës Françesku për t’iu lutur Zotit për paqen, së bashku me presidentët e Izraelit e tё Palestinës, Shimon Peres e Abu Mazen.

R.SH. - Vatikan

'Kudo tё jesh, nё ora 13.00 mё 8 qershor, ndalua, ule kokën dhe lutu  për paqe': "kjo ftesa e Forumit ndërkombëtar tё Veprimit Katolik , Unionit tё organizatave femërore katolike, Veprimit Katolik italian, Veprimit Katolik argjentinas dhe Komisionit kombëtar për Drejtësi dhe paqe tё Konferencës episkopale të Argjentinës për të kujtuar takimin qё, 6 vjet më parë, u mbajt në Vatikan me dëshirën e Papës Françesku për t’iu lutur Zotit për paqen, së bashku me presidentët e Izraelit e tё Palestinës, Shimon Peres e Abu Mazen, dhe me Patriarkun e Kostandinopojës  Bartolemeun I.

Përveç lutjes, Forumi ndërkombëtar i Veprimit Vatikan (Fiac), kërkon që të angazhohemi për përhapjen e Dokumentit mbi "Vëllazërimin Njerëzor për Paqen botërore dhe bashkëjetesën ', nënshkruar në Abu Dabi, mё 4 shkurt 2019,  nga Papa Françesku e Imami i Madh i Al-Azhar, Ahmad Al-Tayyib dhe të ndajnë përkushtimin për paqe me gjeste të vogla konkrete.

“Të gjithë do të kishim dëshiruar që fara e pajtimit të kishte prodhuar më shumë fryte. Po ngjarjet tjera – përkundrazi – e kanë tronditur më tej Lindjen e Mesme, u cila prej vitesh përshkohet nga konfliktet”, tha Papa mё 15 qershor 2015, njё vit pas atij takimi historik tё lutjes së Atit të Shenjtë Françesku me Patriarkun e Kostandinopojës, Bartolomeu I, me presidentin izraelit Shimon Peres dhe me presidentin palestinez Abu Mazen, në kopshtet e Vatikanit, mё 8 qershor 2014.

Ndёrsa  në bisedën me gazetarët, mё 18 gusht 2014, duke u kthyer nga Koreja, Atin e Shenjtë Françesku e pyetën nëse kishte dështuar nisma e atëherëshme për paqen, duke qenë se pak më vonë, në Gazë, shpërtheu dhuna. Me atë rast Françesku u përgjigj: “nuk qe absolutisht dështim” dhe shpjegoi: “U hap dera e lutjes. U tha: duhet të lutemi. Bëhet fjalë për një dhuratë: paqja është dhuratë, dhuratë e cila meritohet me punën tonë, por është dhuratë. I duhet thënë njerëzimit se, përkrah rrugës së negociatave, që është e rëndësishme , të dialogut, që është i rëndësishëm, kemi edhe rrugën e lutjes. Kjo është e sigurt. Pastaj ndodhi çfarë ndodhi, por kjo është punë konjunkturash. Sjellja njerëzore ka një çast themelor: lutjen. Tani tymi i bombave dhe i luftërave nuk na lejon ta shohim derën, por dera ka mbetur e hapur nga ai çast. E unë besoj në Hyjin, unë besoj se Zoti e shikon atë derë, si edhe ata që luten e i kërkojnë të na ndihmojë.  Ajo nismë, që lindi nga njerëz të cilët besojnë në Hyjin, nuk qe fare një dështim”. Pa lutje nuk ka negociata, as dialog, shpjegoi, prandaj ajo përbën “një hap themelor të sjelljes njerëzore” dhe dera mbetet gjithnjë e hapur".

08 qershor 2020, 11:58