2019.06.02Incontro dei giovani a Lednica foto&Wspólnota LEDNICA 2000 2019.06.02Incontro dei giovani a Lednica foto&Wspólnota LEDNICA 2000 

Papa: tё rinjve polakё, drejt horizonteve të së ardhmes me Shёn Gjon Palin II

Papa tё rinjve polakё, që bashkohen në natёn e lutjes në kuadrin e Takimit XXIV të të rinjve Lednica 2000, ecni pёrpara gurrёve pagёzimorё tё Polonisё me guximin e Shёn Gjon Palit II.

R.SH. - Vatikan

Papa, gjatë përshëndetjeve nё përfundim tё audiencës së sotme të përgjithshme, u shprehu "afërsinë e tij  të rinjve që bashkohen natёn e lutjes dhe të lavdërimit në kuadrin e Takimit XXIV të Të rinjve Lednica 2000 në Poloni. Këtë herë do të jenë pak të rinjtё që do të kenë mundësinë të mblidhen fizikisht pranë burimeve pagёzimore të Polonisë, por shumë të tjerё do të jenë në gjendje të marrin pjesë nëpërmjet mjeteve të komunikimit shoqёror. Të gjithë ju, falënderojeni Zotin për dhuratën e Shpirtit Shenjt që ngjall entuziazmin e fesё dhe ju bën dëshmitarë të gëzimit për ata që kërkojnë të jetojnë në dritën e Krishtit".

"Ju shoqëroftë pajtori qiellor i kёtyre takimeve rinore, Shën Gjon Pali II, tё cilit sivjet i kremtojmë njёqind vjetorin e lindjes. Bëjeni tuajën Moton e tij: "Totus tuus" dhe, si ai, u tha Papa Françesku tё rinjve,  "jetojeni rininë tuaj duke u mbështetur nё Krishtin dhe nё nënën e tij pёr të vazhduar udhёn tuaj me guxim drejt horizonteve të së ardhmes. Gjatë takimit tuaj – tha Papa Bergolgio - do të bëni një gjest tё guximshёm: do t’u jepni bekimin prindërve tuaj. Bëjeni këteë gjest me përvuajteri, dashuri e mirënjohje për dhuratën e jetёs e tё fesë".

03 qershor 2020, 13:12