Kërko

2020.01.27 Papa Francesco saluta i Vescovi USA, Conferenza Episcopale degli Stati Uniti d'America 2020.01.27 Papa Francesco saluta i Vescovi USA, Conferenza Episcopale degli Stati Uniti d'America 

Papa Françesku nё mbështetje tё Kishës sё SHBA-së

Në një bisedë telefonike me presidentin e ipeshkvijve amerikanë, kryeipeshkvin Gomez, Papa shpreh afërsinë dhe lutjet e tij pёr vdekjen e George Floyd. Mirënjohja e episkopatit amerikan pёr fjalёt ngushëlluese e inkurajuese tё Atit tё Shenjtё.

R-SH.-Vatikan

Inkurajimi baritor dhe kujtimi në lutje: kjo përmbajtja e bisedës telefonike qё pati dje Papa Françesku me imzot José H. Gomez, kryeipeshkёv i Los Anxhelesit dhe president i Konferencës episkopale të Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs mbi rastin e vdekjes sё George Floyd dhe trazirat që shpërthyen pas.

Lajmin e dhanë vetë ipeshkvijtë e SHBA-sё përmes një njoftimi në faqen e internetit tё Konferencës ipeshkёvnore, nëpërmjet kryeipeshkvit Gomez i cili uroi qё të gjithё prelatët amerikane tё mund të gjejnё ngushëllim e forcë nё fjalët inkurajuese tё Atit të Shenjtë.

Papa Françesku u shprehu mirënjohjen ipeshkvijve amerikanё për përgjigjet e tyre baritore, në reagimin e Kishës ndaj demonstratave anembanë vendit si dhe për deklaratat e veprimet e tyre lidhur me vdekjen e George Floiyd dhe siguroi ipeshkvijtë për lutjen e vazhdueshme e afërsinë e tij në ditët e javët që vijnë. Papa siguroi, gjithashtu, nё kёto momente tё veçanta njё lutje të posaçme për kryeipeshkvin Bernard A. Hebda dhe për Kishën lokale të Shën Palit e tё Mineapolis-it.

Nga ana  tij, kryeipeshkvi Gomez, në emër të konferencës episkopale amerikane, falënderoi Atin e Shenjtë për fjalët inkurajuese dhe mbështetjen e tij qё shprehu edhe gjatë audiencën sё përgjithshme tё mërkurën e kaluar e, në nga ana tij, siguroi lutjet e ipeshkvijve amerikanё për Atin e Shenjtë.

05 qershor 2020, 09:55