Kërko

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti 

Kosova, me qeveri të re

Filloi punën zyrtarisht në Kosovë, qeveria e kryeministrit të ri, Avdullah Hoti, pasi dy të tretat e parlamentit hodhi poshtë atë të Albin Kurtit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në kalimin e detyrës e vijon të kërkojë zgjedhje të reja. Kryemnistri Hoti është ekonomist i njohur, me përvojë të gjatë në politikë, ishte edhe zëvendëskryeministeër në qeverinë Kurti.

R.SH. - Vatikan

Filloi punën zyrtarisht në Kosovë, qeveria e kryeministrit të ri, Avdullah Hoti, pasi dy të tretat e parlamentit të Prishtinës hodhi poshtë atë të Albin Kurtit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në kalimin e detyrës e vijon të kërkojë zgjedhje të reja. Më hollësisht, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…

Informacioni Rabije Ibrajt nga Prishtina

Kosova tashme ka Qeverine e Re, pritet te jete funksionale

Kosova  qe nga viti 2008, kur shpalli pavaresine e vendit, pati ne krye te qeverise kater ministra qe asnjeri prej tyre nuk e qoi deri ne fund mandatin e tij. E, kohen me te shkurter, per vetem 50 dite, e pati Albin Kurti, qe partia e tij, Vetevendosje  qe doli e para ne zgjedhjet e fundit, ishte ne koalicion me partine e dyte LDK, e cila kishte vetem nje deputet me pak. Te dyja bashke dhane premtime te medha per te miren e vendit. Nje koalicion i shpreses, siq u quajt u permbys shpejt, qe sipas analisteve e njohesve te politikes, kryeministrit Albin Kurti i mungonte pervoja dhe urtesia politike, e po ashtu edhe guximi per tu perballur me dialogun Kosove Serbi.  

Prandaj perplasja me partnerin e koalicionit per ceshtje te ndryshme dhe luhatja e tij me faktorin nderkombetar e sidomos me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe populli i Kosoves e njeh si sponzor te lirise dhe pavaresise se vendit, erdhi edhe deri te shkarkimi i tij ne Kuvend me dy te tretat e votave pas nje mocioni te votbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

Gjykata Kushtetuese, pas ketij vendimi, nuk rekomandoi qe vendi te shkonte ne zgjedhje te reja, por se nga rrethanat e krijuara, ishin pjek kushtet qe partia e cila e arrin shumicen e votave ne kuvend mund ta formoje qeverine e re. Dhe, me 3 qershor Kuvendi i Kosoves me vota te mjaftueshme zgjodhi Qeverine e vendit me kryeminister Avdullah Hotin e LDK, i cili do te bashkepunoje ne koalicion me AAK, Nismen dhe minoritetet.

Kryemnistri Hoti, vjen nga komuna e Rahovecit, eshte ekonomist i njohur dhe me pervoje te gjate ne politike, ishte edhe zevendeskryeminister ne Qeverine Kurti. Virtytet qe e karakterizojne Hotin, jane puna dhe urtesia, nuk eshte fare populist, por rezonon me qetesi siq thote populli ‘’me kembe ne toke’’. Ai me 4 qershor mori detyren zytare, por i pashoqeruar nga paraardhesi i tij.

Kryeministri Hoti ne mbledhjen e pare solemne te qeverise tha se do te punojne me seriozitet e ndershmeri per te miren e vendit. ‘’Do ti kthehemi punes, qe mos i mundojme qytetaret me retorike edhe me tutje, por tu ofrojme kushte pune qe te permiresojne jeten e tyre te perditeshme, e qe te jemi te hapur edhe per verejtje e sugjerime qe te ndertojme kohezion shoqeror qe i ka munguar Kosoves, e po ashtu,  e kemi obligim qe ti japim fryme demokracise ne vend’’ tha Hoti.

Ai potencoi sfidat e para qe jane menaxhimi i pandemise ne vend dhe rimbkembja ekonomke, qe sipas tij, gati se eshte plandosur per toke. Gjithashtu, eshte zotuar se do ti normalizoj marredheniet me faktorin nderkombetar e sidomos me SHBA dhe se ne ekipin e tij, ashtu si e parasheh Kushtetuta, do te jete kryenegociator ne dialogun Kosove Serbi, duke mos pranuar asgje ndryshe se sa njohje reciproke mes dy vendeve. Suksesi i Qeverise Hoti mbetet te shihet ne javet e muajt ne vazhdim. 

05 qershor 2020, 14:01