2020.06.02 - Monsignor Luigi Padovese 2020.06.02 - Monsignor Luigi Padovese 

Dhjetë vjet më parë u vra imzot Padovese, ipeshkёv i dialogut

Më 3 qershor 2010, imzot Luigi Padovese ,Vikari Apostolik i Anatolisë, humbi jetën nga dora e shoferit të tij. Për shkak të pandemisë, nismat e planifikuara për përkujtimin e përvjetorit tё dhjetë të vdekjes së tij janë shtyrë, por në një libër, në gjuhën turke, përgatitur nga Maria Grazia Zambon, tani mund të lexohen predikimet dhe fjalimet e imzot Padovese.

R.SH. - Vatikan

Dhjet vjet më parë, mё 3 qershor 2010, në Turqi, vritej imzot Luigi Padoveze, Vikar Apostolik i Anatolisë. Pra, ishte data 3 qershor 2010, kur imzot Padovese u qëllua në shtëpinë e tij, në Iskenderun, jug i Turqisë. 'Lajmi tragjik i vdekjes së dhunshme të imzot Luigi Padoveses i tronditi të gjithë. Vështirë të kuptohej, të kuptohet edhe sot, 10-vjet pas, një krim kaq i tmerrshëm, kundër njeriut të Kishës dhe njё ipeshkvi, që konsiderohej mik i turqve dhe i Turqisë.

Imzot Luigi Padovese është një "kokërr gruri rënë në tokë "për të sjellë "shumë fryte". Me këto fjalë të shqiptuara nga Kardinali Diongi Tettamanzi në ditën e funeralit të Vikarit Apostolik të Anatolisë në Katedralen e Milanos, më 14 qershor 2010, shprehet kuptimi i një misioni, rrënjosur nё Ungjill, të cilin as vdekja nuk mund të shuajë. Ai i imzot Padovese mbetet njё zë i paharrueshëm, njё zё i pashlyeshëm dhe i besueshëm i një ipeshkvi tё dialogut që ka ndërthur jetën dhe vdekjen me Turqinë, një urë midis Perëndimit e Lindjes së Mesme. Sivjet për shkak të emergjencës shëndetësore lidhur me virusin, kremtimet përkujtimore janë shtyrë deri vitin e ardhshëm, por në një libër, botuar në gjuhën turke, përgatitur nga Maria Grazia Zambon, tani mund të lexohen predikimet dhe fjalimet e imzot Padovese.

Një vdekje që jep fryte

Kanë kaluar dhjete vjet nga vrasja brutale e ipeshkvit Kapuçin në Iskenderun, nga dora e shoferit tё tij. Një "vdekje e papritur dhe tragjike – pohoi Papa Benedikt XVI në audiencën e përgjithshme të 9 qershorit 2010, - që "na le të pikëlluar e të tronditur". Por jeta dhe vdekja e imzot Padovese kanë dhënë fryte. Dëshmia e tij mbetet një dhuratë e gjallë, e çmuar dhe e përhershme për popullin e Zotit e veçanërisht për të krishterët e Turqisë. Mbetet angazhimi i tij në shërbim të paqes, tё dialogut ndërfetar dhe tё bashkekzistencës paqësore.

Të jesh i krishterë në Turqi është dhuratë

Imzot Padovese ishte i vetëdijshëm se misioni i tij nuk ishte pa rrezik. “Midis të gjitha vendeve me traditë të lashtë kristiane, pati shkruar më 2005, askush nuk ka patur aq martirë sa Turqia. Toka në të cilën ne ecim e shkelim ёshtё e larë me gjakun e kaq shumë martirëve që zgjodhën të vdisnin për Krishtin". Pra është " dhuratë - tha imzot Padovese - të jesh i  krishterë në Turqi dhe një nder  t'i përkasësh kësaj Kishe e cila është trashëgimtarja e Kishës së Parë të krishterë ... Kisha e Anatolisë është një Kishë e gjallë".

03 qershor 2020, 15:20