Kërko

Protesters confront with riot police in Beirut Protesters confront with riot police in Beirut 

Amnesty International: 2019-ta vit i "aktivizmit dhe shtypjes"

Vitin e kaluar, miliona e miliona njerëz dolën në sheshe e rrugë, për t'i kërkuar të drejtat e tyre themelore. Një turmë e tillë njerëzish nё manifestime nuk u pa qё nga vitet 2010-2011, por qeveritë hapën zjarr ndaj tyre. Denoncimi vjen nga raporti vjetor i organizatës për Të Drejtat e Njeriut, paraqitur dje në video konferencë

R.SH. - Vatikan

Aktivizmi, veçanërisht ai i të rinjve, është nё fokusin e raportit vjetor tё Amnesty International. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut identifikon në këtë elementin  kryesor të raportit që flet për një numër tё lartë njerëzish që manifestuan në sheshe e nё rrugë pёr tё drejtat themelore tё njeriut, me njё pjesëmarrje tё madhe qytetarësh, qё tё kujtojnë manifestimet e vitit 2011, qё kishin po tё njëjtat kërkesa tё përgjithshme si: drejtësia, liria, respektimi i dinjitetit tё njeriut, fundi i korrupsionit dhe i dhunës.

Brutaliteti i shtypjes ka pёrshkuar sheshet e botës

"Në sheshe -  shpjegon zëdhënësi i Amnesty Italia, Riccardo Noury, zbriti një brez i ri, pas brezit qё ishte protagonist i protestave të pranverës arabe, i lëvizjeve ‘occupy’  të kryeqyteteve evropiane e amerikane, por me të njëjtat kërkesa, e u ndesh me një shtypje të ashpër, shumë qeveri dhanë urdhër për të qëlluar kundër qytetarëve tё tyre".

Nga Hong Kongu në Bejrut, nga Santiago e Kilit në Teheran, ka pasur demonstrata ndaj tё cilave ёshtё pёrdorur brutaliteti pёr t’i ndalur“. Qeveritë e vendeve tё përmendura, nёnvizon Noury, "duke hapur zjarr ndaj qytetarëve të vet, kanë humbur besimin e mëtejshëm dhe besueshmërinë". Shkeljet e të drejtave themelore të njeriut kanё vazhduar për arsye të ndryshme dhe në forma të ndryshme, gati në të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe ato evropiane.

Në Venezuelë, kriza humanitare vazhdoi, me 4 milion vetë që ikën nga vendi, duke shtuar e përkeqësuar edhe matej krizën e të drejtave të njeriut. Izraeli ka vazhduar me politikën e ndërtimit të vendbanimeve në territoret e okupuara, nё Brazil vazhduan politikat armiqësore ndaj të drejtave themelore të njeriut, e kёsaj i shtohet vazhdimi i konflikteve të shumta, duke filluar nga konflikti në Siri e Jemen, pёr tё vazhduar me konfliktet në Afrikën sub-sahariane.

Në Evropë, raportohet pёr politika qeverish që i kanë larguar disa vende nga shteti i së drejtës, me masa që janë kundër të drejtave të emigrantëve, azil-kërkuesve dhe refugjatëve. Në disa shtete evropiane solidariteti është kriminalizuar. Viti  2019, megjithatë, përfundoi me rimëkëmbjen e bashkëpunimit ndёrmjet Italisë e Libisë, për kontrollin e fluksit tё emigrantëve".

09 qershor 2020, 12:51