Kërko

 Mbretëresha Elizabeta dhe Papa Gjoni XXIII Mbretëresha Elizabeta dhe Papa Gjoni XXIII 

94 pranverat e Madhërisë së Saj Elizabeta II

Mbretëresha Elizabeta është monarkja, që mbretëroi më gjatë në historinë britanike: u takua me 4 Papë si mbretëreshë, 5 - gjatë jetës. E lindur më 21 prill të vitit 1926, ditëlindja e saj kremtohet - zyrtarisht - të shtunën e dytë të qershorit.

R. SH. - Vatikan

Asnji kremtim publik, asnjë e shtënë topi për të kremtuar ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeta. Për shkak të lock down, pasojë e pandemisë, vetë sovranja i quajti “të papërshtatshme” kremtimet. Mbretëresha Elizabeta është monarkja, që mbretëroi më gjatë në historinë britanike: u takua me 4 Papë si mbretëreshë, 5 - gjatë jetës. E lindur më 21 prill të vitit 1926, ditëlindja e saj kremtohet - zyrtarisht - të shtunën e dytë të qershorit, domethënë u kremtua dje, e shtunë, 13 prill.

Mbretëreshë që në moshën 25 vjeçare, Elizabeta u kurorëzua më 2 qershor 1953, në Abacinë e Westminster. Që atëherë kanë kaluar 67 vjet e, deri më sot, mbretërimi i Quin Elisabeth II është më jetëgjati në historinë britanike. Në fron prej më se një gjysëm shekulli, jetoi ndryshimet e thella epokale, duke takuar pothuajse të gjithë personalitetet e botës, që bënë historinë. Edhe Papët.

Vizita e parë në Vatikan

Vizita e parë e Mbretëreshës në Vatikan, që në të vërtetë është e dyta, pas asaj  të vitit 1952, kur takoi, si trashëgimtare e fronit, Piun XII - është ajo e majit 1961. Me bashkëshortin, Princin Filippo, u prit më audiencë nga Papa Gjoni XXIII.

Në Vatikan, te Papa Gjon Pali II

Në vitin 1980 Elizabeta II ishte monarkja e parë britanike, që bëri një vizitë shteti në Vatikan. Gjatë këtij takimi me Gjon Palin II, mbretëresha, në krye edhe të Kishës së Anglisë, shprehu publikisht dëshirën për një vizitë të Papës në Britaninë e Madhe, më 1982: vizitë baritore, jo shtetërore. 18 vjet më pas do të rikthehej në Vatikan.

Papa Benedikti XVI në Britaninë e Madhe

2010-ta është viti i shtegtimit apostolik të Benediktit XVI në Britaninë e Madhe. Rasti ishte lumnimi i kardinalit John Henry Newman, tani Shenjt. E Papa u takua me Mbretëreshën në Edimburg dhe në Skoci.

Më 2014, takimi me Françeskun

Së fundi, në prill 2014, Mbretëresha ishte për vizitë shteti në Itali e, pasi u takua me presidentin Napolitano, ishte edhe në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku. Vizita e saj përkoi edhe me 32-vjetorin e fillimit të luftës së Falkland, ishujt e njohur në Argjentinë si Las Malvinas, të kontrolluara nga Mbretëria e Bashkuar, por të kërkuara nga vendlindja e Papës!

14 qershor 2020, 11:58