Shën Norberti, ipeshkëv Shën Norberti, ipeshkëv 

Më 6 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Norbertin, ipeshkëv

Shën Norberti. ipeshkëv i Magdenburgut, është themelues, në vitin 1121, të një Urdhri të vjetër rregulltar Murgëtar, që ju përkushtua edhe ungjillëzimit “ad extra” të jashtëm, duke paraprijë kështu ngjarjen e Urdhrave lypsar: Kanonikëve Rregulltarë Premostratens

R. SH. - Vatikan

 Shën  Norbertin, ipeshkëv, është themelues, në vitin 1121, të një Urdhri të vjetër rregulltar Murgëtar, që ju përkushtua edhe ungjillëzimit “ad extra” të jashtëm, duke paraprijë kështu ngjarjen e Urdhrave lypsar: Premostratensët. Emri vjen nga lugina franceze e Prémontrés, në afërsi të Laonit, ku Shën Norberti qe ndalur dhe pati jetuar gjatë së bashku me disa shokë.

Norberti lindi në Xanten të Gjermanisë, në vitin 1080. Kaloi një jetë shekullare mes të mirave materiale, larg praktikimit të fesë, derisa një ngjarje që përjetoi, e nxiti ta ndryshonte jetën rrënjësisht. Një rrufe kishte rënë afër tij, po për fat pa e vrarë, vetëm e kishte lënë pa ndjenja përtokë.

Nga kjo ngjarje tronditëse, Norberti vendosi të kthehej dhe ta përqafojë fenë e krishterë, u shugurua prift në vitin 1115. Punojë me të gjitha forcat për reformën e klerit e predikonte këmbëzbathur në misionet shëtitëse. Urdhri murgar, të cilin ai e themeloi, shumë shpejt u përhap në Evropë dhe në Palestinë. Prej vitit 1126 qe emëruar ipeshkëv i Magdeburgut. Vdiq më 1134 dhe më 1582 u shpall shenjtë.

06 qershor 2020, 17:59