Kërko

Vatican News
2020.06.04 San Francesco Caracciolo Sacerdote 2020.06.04 San Francesco Caracciolo Sacerdote 

Më 4 qershor kalendari kishtar kujton shën Françeskun Karaçiolo, meshtar

Shën Françesku Karaçiolo, meshtar, kudo shёrbeu, kreu veprimtari të panumërta pёr tё mirёn e tjerёve, shpenzoi tё gjitha energjitё njerёzore e shpirtёrore, pa e kursyer kurrë vetveten, deri nё flijimin e jetёs duke dёshmuar dashurinё ungjillore.

R.SH. - Vatikan

Më 4 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Françeskun Karaçiolo, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe e Shën Kuirini, martir. Shenjti lindi Françesk Karaçiolo më 13 tetor të vitit 1563 në Santa Maria të Kietit (Itali), vdiq më 4 qershor 1608 në Anjone. Emri Askanio Karaçiolo – që iu dha në pagëzim Shenjtit, ishte i regjistruar para se të lindte, në Kongregatën e Etërve të Bardhë të Drejtësisë. 

Natyrisht qe fjala për një rregulltar me të njëjtin emër, që asistonte të dënuarit me vdekje. Provania sikur ia kishte caktuar, pa lindur mirë, rrugën që do të ndiqte. I thirrur për të ecur në këtë rrugë, më 1593 u nis për Napoli, ku studioi filozofinë dhe bëri kushtet rregulltare në të njëjtën Kongregatë, e cila shumë shpejt do ta ngrinte në rangun e Eprorit të Përgjithshëm me emrin e ri, Françesk.

Si e kreu mandatin e parë, u nis për në Spanjë, ku themeloi një shtëpinë për rregulltarë në Valadolid dhe një kolegj në Alkala. Më pas shërbeu si mësues i rishtarëve në Madrid, për t’u rizgjedhur epror i përgjithshëm i Kongregatës. Veprimtaritë e panumërta që kreu, pa e kursyer kurrë vetveten, ia dëmtuan rëndë shëndetin.

Mbylli sytë përgjithmonë, në sa vizitonte Anjonen. Trupi i tij u mbart në Napoli e u varros në Kishën e Shën Marisë së Madhe. Mrekullia e parë, shërimi i një sakati gjatë kremtimit të salikimeve të tij, bëri që të përhapej menjëherë devocioni i Shenjtit, që u kanonizua nga papa Piu VII më 24 maj 1807.

04 qershor 2020, 09:14