Kërko

2019.06.07 Pentecoste, discesa dello Spirito Santo sugli apostoli e Madonna, lingue di fuoco, colomba 2019.06.07 Pentecoste, discesa dello Spirito Santo sugli apostoli e Madonna, lingue di fuoco, colomba 

Kisha na fton t’i afrohemi festës së Rrëshajëve në bashkim me Virgjërën Mari

Pas festës të të Shëlbuemit, Kisha përgatitet për solemnitetin e madh të Rrëshajëve, që do të kremtohet të dielën më 31 maj. Prandaj na fton të gjithë besimtarëve të mblidhemi në uratë, siç patën bërë Apostujt, e të lutemi për ndikimin e Shpirtit Shenjt Zot, në bashkim shpirtëror me Virgjërën Mari, së cilës i kërkojmë që, me ndërmjetësinë e saj, të na nxjerrë hirin e Rrëshajëve të reja.

R.SH. - Vatikan

Pas festës të të Shëlbuemit, Kisha katolike romake përgatitet për solemnitetin e madh të Rrëshajëve, që do të kremtohet të dielën më 31 maj. Kisha, pra, na fton të gjithë besimtarëve të mblidhemi në uratë, siç patën bërë Apostujt, dhe të lutemi për ndikimin e Shpirtit Shenjt Zot, në bashkim shpirtëror me Virgjërën Mari, të cilës i kërkojmë që, me ndërmjetësinë e saj, të na nxjerrë hirin e Rrëshajëve të reja.

Kisha na fton të bashkohemi shpirtërisht me Virgjërën Mari, në sa përgatitemi për këtë takim me Shpirtin Shenjt. E kёtё duhet tё mёsojmё nga Apostujt, tё cilёt, pas të ngjiturit të Krishtit në qiell, për një çast do të jenë shastisur e ndoshta-ndoshta edhe do të jenë trembur, po ata i kujtonin fjalёt qё Jezusi u pati thënë: “Unë po ju dërgoj në mbarë botën. Shkoni e predikojani Ungjillin të gjitha krijesave”.

Sigurisht se në të çast apostujt kishin frikё, ishin paksa tё dezorientuar e do të kenë pyetur vetveten: “E si mund të shkojmë në gjithë botën, kështu siç është, e ta kumtojmë Ungjillin, që duket krejt në kundërshtim me ç’mendon bota? Si mund të shkojmë e të themi: “Lum të varfërit”, kur të gjithë s’kërkojnë tjetër, veçse të bëhen të pasur? Po si mund të shkojmë e të themi: “Lum të butët”, kur të gjithë duan të sundojnë mbi të tjerët? E si mund të shkojmë e t’i themi njerëzve “Lum ata që e kanë zemrën e pastërt”, kur jemi të sigurt se do të tallen me ne? E pikёrisht në atë çast dyshimi, frike do të ketë ndërhyrë Virgjёra Mari - Zoja e Bekuar e do t’u ketë thënë Apostujve: “Pse keni frikë? E harruat atë që ju tha Jezusi? Ju tha që para se të niseni, duhet të shkoni në Jerusalem e të mos lëvizni nga Jerusalemi, para se të përmbushet premtimi; premtimi që Ai ju bëri: “Do të jeni përplot me Shpirtin Shenjt”.

Atëherë ata u mblodhën në lutje e Shën Luka ungjilltar në ‘Veprat e Apostujve’ tregon: “ Ishin një zemre e një zëri me Marinë”. Kjo është fotografia e Kishës. Ishin një zemre: atëherë krenaria ishte zbehur, për t’ia lë vendin lutjes. E ishin së bashku me Marinë, gruan që të edukon në fe: e erdhën Rrëshajët.

Mund të themi, pra, se Rrëshajët janë parakusht i apostullimit. Kisha duhet të shkojë si misionare në botë; e ka për detyrë të shkojë, ashtu si e ka për detyrë të ndalohet në Jerusalem: “Prisni – pati thënë Jezusi: Prisni, derisa të përmbushet premtimi”: këtë u kujtoi Zoja e Bekuar Apostujve, kёtё na kujton edhe ne. Duhet të hyjmë vazhdimisht në Çenakull e të dalim prej andej vetëm atëherë, kur të mbushemi përplot me Shpirtin Shenjt Zot. Në se nuk do ta kemi forcën e Shpirtit Shenjt Zot, s’jemi tjetër, veçse përsëritës të Ungjillit, por jo dëshmitarë të Ungjillit.

23 maj 2020, 16:28