2019.05.12 Vangelo di domenica 2019.05.12 Vangelo di domenica 

Shenjtorët e javës 3 - 10 maj

Liturgjia e kësaj së Diele të Pashkëve flet për Jezusin si bariun e mirë, që na thërret për emër. Jemi të pasur me hire e bekime sepse kujtojmë e përkujtojmë mrekullitë që Zoti i ka bërë për njeriun, e sot ndjejmë nevojën për t’i dhënë “faleminderit” për gjithë atë që na është ofruar e që kemi marrë. Këtë të diele kremtohen Dita botërore e lutjes për Thirrje të shenjta.

R.SH. - Vatikan

E diel 3 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 4.të Pashkëve e po më 3 maj, kalendari liturgjik përkujton  Shenjtorët Filipin e Jakun e Vogël, Apostuj dhe shën Evecin, Aleksandrin e Teodulin, martirë.  

Liturgjia e kësaj së Diele të Pashkëve flet për Jezusin si bariun e mirë. Ai është bariu i dhembshur që na thërret për emër. Jemi të pasur me hire e bekime sepse  kujtojmë e përkujtojmë mrekullitë që Zoti i ka bërë për njeriun, e ndjejmë nevojën për t’i dhënë “faleminderit” për gjithë atë që na është ofruar e që kemi marrë. Këtë të diele kremtohen Dita botërore e lutjes për Thirrje të shenjta.

Të hënën më 4 maj, kalendari përkujton Shën Florianin e Shën Antoninën martire. Liturgjia e ditës i jep përgjigje pyetjes jetike që i bën vetes çdo njeri: prej nga vijmë, pse jetojmë e ku shkojmë? Kush beson në Krishtin, nuk ka frikë nga vështirësitë, e as nga vetë vdekja. Ai na përgatit një vend e na merr me vete, sepse na do. Gjithë jeta e Tij dëshmon se në zemrën e Zotit ka gjithnjë vend edhe për ne.

Të martën më 5 maj, kalendari përkujton Shën Angjelinin dhe të Lumin Nuncio Sulpricio nga Napoli. Liturgjia e ditës na kujton s e gjithçka bëri Jezusi, e sidomos vdekja dhe ngjallja e Tij, janë vepër e Atit. E edhe gjithçka na ndodh neve në jetë, në se besojmë në Krishtin, na çon tek Ati, që është gati t’i shpëtojë gjithë njerëzit e mbarë popujt. 

Të mërkurën më 6 maj, kalendari përkujton Shën Marjanin e Shën Jakun, martirë. Liturgjia e ditës pohon se secili nga ne ka nevojë të gjejë rrugën e vet në jetë: Jezusi na fton të ecim pas tij, si grigja pas bariut, drejt gurrave të jetës. E jo vetëm në këtë botë, por në amshim. Liturgjia na fton të bashkojmë zërin në thirrjen: “Bekoje, o Zot, veprën e duarve tua”.

Të enjten më 7 maj, kalendari përkujton Shën Florianin, Shën Flavia Domitilen, martire romake; Shën Flavianin e Augustinin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’. Liturgjia e ditёs na nxit të meditojmë mbi jetën e njeriut, që kalon shumë çaste të gëzuara, por jo më pak edhe të trishtuara e na fton që, të sigurt në premtimin e të Ngjallurit, t’i shikojmë vuajtjet tokësore si prelud i galdimit të ringjalljes. Jezusi i ngjallur kthehet tek Ati, pasi na ka hapur edhe ne portën për të hyrë te Hyji.

Të premten më 8 maj, kalendari kremton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit; Shën Viktorin, martir të Milanos, Shën Benediktin e II, papë, dhe Shën Magdalenën e Kanosës. Kujtojmë se në festë, në mes ditë, besimtarët i drejtojnë lutjen Zojës së Bekuar Rruzare të Pompejit. Liturgjia e ditës na kujton se feja e besimtarëve rritet në bashkim të ngushtë me transmetimin e pandërprerë të Fjalës së Krishtit të ngjallur nga ana e Kishës, e cila këtë ditë ia kushton nderimit të Zojës së Bekuar.

Të shtunën më 9 maj, kalendari përkujton Shën Pakomin, abat dhe Shën Izainë, profet. Liturgjia e ditës pohon se ndjekur Zotin, dishepulli i vërtetë e dëshmon Krishtin e Kryqëzuar e të Ngjallur duke i lidhur ngushtë fjalët me vepra. Meriton kështu epitetin ‘njeri i drejtë’ dhe premtimin për të kundruar fytyrën e Zotit në amshim.

Të dielën e ardhshme më 10 maj, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 5-të e Pashkëve, e po më 10 maj, kalendari kishtar përkujton edhe Shën Jordanin, martir; Shën Jobin, Shën Kataldi dhe të Lumin Nikola Albergatin. Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë se për të mos pasur më uri as etje, duhet besuar në Jezu Krishtin, që është buka e jetës. Buka që u jep Moisiu hebrenjve, ndonëse zbret nga qielli, mbetet bukë që ushqen jetën tokësore e jo jetën hyjnore, jetën e amshuar.

03 maj 2020, 09:35