Kërko

1589883470045.JPG

Covid-19, akuzat kundër Kinës e deklaratat e OBSH-së

R.SH. - Vatikan

Pasi e mbylli botën në shtëpi, koronavirusi ka ndezur edhe debatet në nivel politik e shkencor. Gjatë mbledhjes së djeshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në videokonferencë, Sekretari i saj i përgjithshëm kritikoi ashpër ato vende, që nuk kanë zbatuar këshillat e shkencëtarëve. Ndërkaq, presidenti kinez iu përgjigj sidomos akuzave amerikane, duke nënvizuar se qeveria e Pekinit ka qenë “transparente” në njoftimet për koronavirusin, dhënë Organizatës. Xi Jinping pohoi edhe se në të ardhmen, vaksina do të jetë “pasuri publike botërore”.

         Kalimi në fazën e dytë të pandemisë në Evropë, u shënua nga paraqitja e një plani prej 500 miliard eurosh në favor të ekonomisë, nga ana e Francës dhe e Gjermanisë. Por, propozimi franko-gjerman për një fond evropian, që synon ndihma për ekonominë, akoma duhet të pranohet nga vendet e Veriut të kontinentit, të cilat janë kundër çdo lloj forme bashkëndarjeje të borxhit, që do të krijohet. Në Itali, dy javë pas hapjeve të para, bilanci ditor i epidemisë është pozitiv, por ekspertët këshillojnë kujdes maksimal. Turqia mbetet akoma mbyllur në shtëpi për festën e Eid al Fitr (fundi i Ramazanit), ndërsa kthimi në një farë normaliteti vijon në të gjithë botën, sipas vendeve. Amerika Latine mbetet vatër e rëndësishme infektimesh, por edhe aty, qyteti Guayaquil, në Ekuador, fortësisht i prekur nga virusi, që nesër, do të fillojë t’i lehtësojë disi masat e sigurisë. Në Kili, banorët e periferisë së Santiagos janë ndeshur me policinë, për të protestuar kundër mungesës së ushqimit në këto kohë pandemie.

19 maj 2020, 12:19