1993-04-25 Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania 1993-04-25 Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania 

At Anton Zanoni S.J.: Zoja e Shkoders në Prill

At Anton Zanoni S.J.: Qe me lule stolisun e me qira/Na njat fugure po nderojm, qi Zojen/ E Shkoders tuj na sblue, në kto dit t’vishtira/ Na mson kû e kem mburojen. /... T’tanë Shkodra marë, o Zojë, mbas porosijet /Qi na bâni Bariu, ne kto dit t’Majit /Me t’nderumun u shkrî, prej Shqyptarijet /T’mergohen ditt e vajit...

R.SH. - Vatikan

At Anton Zanoni S.J.: Zoja e Shkoders në Prill

Qe me lule stolisun e me qira
Na njat fugure po nderojm, qi Zojen
E Shkoders tuj na sblue, në kto dit t’vishtira
Na mson kû e kem mburojen.

E skam e gjak e mnér janë çue mbi dhé
Der gjuha n’gojë na â lidhë; sŷni habitun
Shikion kush â për ânë, mbi krye ndoi rrfé.
Mos t’krisin e pa pritun.

Gjith diten tu pelhura a me gjylpânë
Shprishet nana; prej tregut kthen baba i shkretë,
E njêni e tjetra, t’thuesh kan mihun n’ranë,
Pak gjâ kan shtî n’kuletë.

S’po ndîhet fylli n’mal, neper livadhe 
Nuk po berlyket kau, rrênue janë stanat,
Frigueshim neper lugje si giâma e madhe 
Ushton, kan ikë çobanat.

Por tý gjithnji t’kerkuen tuj shikjue qiellen 
E t’vogjlit fmi me t’mdhait ta shkelin prakun 
E Kolegjës s’Saverit, drandofillen 
Me t’fal’ edhè zamakun.

T’tanë Shkodra marë, o Zojë, mbas porosijet 
Qi na bâni Bariu, ne kto dit t’Majit 
Me t’nderumun u shkrî, prej Shqyptarijet 
T’mergohen ditt e vajit.

E n’rrugë t’sherbimit t’and Bariu na prîni;
Njat t’kreme t’ande n’ Prill, si kjè zakona,
Me vezullue t’a bâni si florini,
E u gzuene zêmrat t’ona
Kaloj i bardhi muej, na çon qershori
Te Zèmra e t’Birit t’and, me e marr’ bekimin,
Shkon per gjith mrame i miri edhè faitori
T’Bariut tuj ndiekë dishrimin.

E po, moi Nanë, kto t’lutna a nuk do t’ njiten 
Tu froni i jyt ? A ka per t’mbetë Shqypnija 
Vetun pa ndihmë? Jo kurr. Lutat nuk qiten 
Pa fryt, ne u thirrët Marija.

At Anton Zanoni S.J.; marrë nga revista LEKA

25 prill 2020, 19:07