2018.09.17 Presidente Albania S.E. Ilir Meta 2018.09.17 Presidente Albania S.E. Ilir Meta 

Presidenti Meta uron Papën Jorge në ditën e emrit

Presidenti i Republikës sё Shqipërisë, Ilir Meta uron Atin e Shenjtё Jorge Bergolio ne Ditёn e Emrit, si dhe në përvjetorin e jetёs sё tij rregulltare si jezuit, qё ishte dje: Faleminderit Ati i Shenjtë për inkurajimin që na transmetoni në këtë periudhë kaq të vështirë për të jetuar.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, sot, në ditën e emrit të tij, në festën e Shёn Gjergjit, nuk deshi dhurata, por u bёri ai dhuratë disa aparate për frymëmarrje dhe materiale tjera mjekësore një spitali të Rumanisë, Spanjës dhe Italisëё, vende veçanërisht të prekura nga pandemia e koronavirusit. Por për ditёn e emrit Papa mori urimet nga mbarё bota, prej njerëzve më të thjesht e deri te personalitetet më të larta.

Kёshtu, Presidenti i Republikës sё Shqipërisë, Ilir Meta uroi Atin e Shenjtё Jorge Bergolio Ditёn e Emrit, si dhe në përvjetorin e jetёs sё tij rregulltare si jezuit, qё ishte dje. Më vijim botojmë urimet e Presidenti i Republikës sё Shqipërisë, Ilir Meta:

Shenjtëria Juaj,

Sot mё 23 prill Kisha Katolike kremton festën e Shën Gjergjit martir e Ju Shenjtёri, qё nё pagёzim keni marr emrin Jorge (Gjergj), kremtoni ditёn e emrit.

Edhe dita e djeshme ishte e rёndёsishme pёr Ju pasi më 22 prill të vitit 1973 keni bёrё kushtet e përjetshme në jetën rregulltare, jeni bërë pёrfundimisht jezuit, pas njё rrugёtimi tё nisur më 11 mars të vitit 1958.

Shenjtёria Juaj, fjalët inkujaruese, plot shpresё e vёllazёrim pёr besimtarё e jo besimtarё, në rrethanat e vështira të kohёs sё koronavirusit qё Ju çdo ditё i transmetoni njerёzimit, gjatёs Meshёs qё kremtoni çdo mёngjes nё Shёn Martё, nё Vatikan, janё posaçёrisht domethёnёse pёr tё gjithё nё pёrballimin e pandemisё me guxim e solidaritet.

Sot, nё përkujtimin e Shёn Gjergjit, urime tё sinqerta e tё pёrzemёrta pёr Ditёn e emrit tuaj, Jorge.

Faleminderit Ati i Shenjtë për urtësinë dhe inkurajimin që na transmetoni në këtë periudhë kaq të vështirë për t’u jetuar dhe për t’u kuptuar.
Shenjtёri, ju shoqёrojmё me lutje e mirёnjohje pёr gjithçka bёni edhe pёr popullin shqiptar
.

23 prill 2020, 18:02