Kërko

Vatican News
2020.04.13 Vangelo del giorno risurrezione Cristo Risorto mirofore donne al sepolcro Pasqua 2020.04.13 Vangelo del giorno risurrezione Cristo Risorto mirofore donne al sepolcro Pasqua 

Ngjallja e Jezusit një e vërtetë historike që nuk mund të mohohet

Un besoj, o Zot i jem, o i Lumi Jezu Krisht, se Ti jé ngjallë së dekunit. Po, Ti e mujte deken, mkatin e ferrin. Gjith laudi e ndera të kjoftë ty, o Shelbues i hyjnueshem, per jetë të jetës, prej të tana krijatyrve qi janë në Qiellë e më tokë.

R.SH. - Vatikan

Ngjallja e Jezu Krishtit, i ka ndryshuar rrjedhën e historisë, atë të jetës së njerëzve e të popujve, por ende sot janë disa që e vejnë në dyshim këtë. Bindja e gëzimi i Ngjalljes së Krishtit, ngjarje e mahnitshme, çelësi i kthesës së Krishterimit: këtë pohon Kisha përmes riteve liturgjike e simboleve fetare gjatë kësaj feste themelore te krishteremit, që janë Pashkët e Shenjta.

Ngjallja e Krishtit nuk është mit, as ëndërr, as teori, por një ngjarje historike që ka ndryshuar historinë e botës, historinë e secilit prej nesh”. Po, Krishti është ngjallur më të vërtetë: Po! Është pikërisht ky thelbi kryesor i rrëfimit të fesë sonë; është kjo britma e fitores që sot i bashkon të gjithë. E nëse Jezusi është ngjallur, e këndej është i gjallë, kush pra mund të na ndajë prej tij? Kush vallë mund të na privojë nga dashuria e tij, që e mund urrejtjen dhe e mposht vdekjen?...Ai është shpresa jonë, Ai është paqja e vërtetë e botës.

Duke folur për misterin e Ngjalljes së Jezu Krishtit, të kujtojmë se në Kishë gjithçka kuptohet duke u nisur nga ky mister i madh që i ka ndryshuar rrjedhën historisë e që bëhet i pranishëm në çdo kremtim Eukaristik. E pikërisht në te Dielën e Ngjalljes së Krishtit dhe në kohën e pashkëve ky realitet qendror i fesë së krishterë besimtarëve u propozohet më me intensitet të madh, në mënyrë që ta rizbulojnë përherë e më shumë, atë ta jetojnë sa më besnikërisht dhe ta besojnë me plot bindje.

Pashkët janë edhe Pashkët tona, sepse në Krishtin e Ngjallur na është dhuruar siguria e ringjalljes sonë përfundimtare. Është më të rëndësi të ripohohet kjo e vërtetë themelore e fesë sonë, vërtetësia historike e së cilës është gjerësisht dokumentuar edhe pse sot, si në të kaluarën, ka kush në mënyra të ndryshme e vë në dyshim apo madje e mohon atë.

Nga këtu paralajmërimi se në Kishë gjithçka ndalet, gjithçka shpërbëhet e bëhet copë-copë po të mungojë feja në Ngjalljen e Jezusit që e bënë të dobët dëshmimin e besimtarëve. Përkundrazi aderimi në Krishtin e vdekur e të Ngjallur ndryshon jetën e ndriçon tërë ekzistencën e personave e të popujve.

Mos ndoshta a nuk është siguria që Krishti është ngjallur, ajo çka u jep guxim, trimëri profetike e qëndresë martirëve të çdo epoke, siç po ndodh edhe në ditët tona? A thua nuk është takimi me Jezusin e gjallë që na kthen në rrugë të vërtetë të Zotit e që tërheqë kaq shumë burra e gra të cilët qysh në fillim të krishterimit vazhdojnë të lënë çdo gjë për ta ndjekur duke vënë jetën personale në shërbim të Ungjillit?

“Nëse Krishti nuk është ngjallur – na kujton Shën Pali Apostull – atëherë i kohë është predikimi jonë dhe e kotë është feja jonë”. Mbi të gjitha, të lejojmë të na magjeps Ngjallja e tij. Na ndihmoftë Maria të jemi e të bëhemi lajmëtarë të dritës e të gëzimit të Pashkëve për vëllezërit tanë.

                                                          Ditën e Pashkvet

Un besoj, o Zot i jem, o i Lumi Jezu Krisht, se Ti jé ngjallë së dekunit. Po, Ti e mujte deken, mkatin e ferrin. Gjith laudi e ndera të kjoftë ty, o Shelbues i hyjnueshem, per jetë të jetës, prej të tana krijatyrve qi janë në Qiellë e më tokë.

O i lumnueshmi Biri i Zotit, më bàn edhe mues pjestar në ket fitim e lumni t’ande; kshtù qi t’a vé edhé vetë nen kamë mkatin e të ngjallem në nji jetë kryekput të ré, si të pelqen Ty.

Po, o Shperblyes i hyjnueshem; per mue diqe e tash jé tuj ndejë në krah të djathtë t’Atit të Qiellvet.

M’a nep edhé mue hirin, qi të jetoj per Ty, mas vullndese s’ate, per me mujtë me i myllë ditët e jetës s’eme në hìr e në dashtnì hyjnore t’ande.

(uratë e lashtë nga visari i uratëve – doracakë lutjesh  në gjuhën shqipe) .

12 prill 2020, 18:04