Kërko

Concattedrale Madre Teresa a Prishtina e la Cattedrale Madonna Ausliatrice, Prizren, Kosovo Concattedrale Madre Teresa a Prishtina e la Cattedrale Madonna Ausliatrice, Prizren, Kosovo 

Kisha katolike në Kosovë kremton të Dielën e Larit në kohë kovid

Kisha katolike dioqezane Priszren-Prishtinë e Kosovës kremtoi, dje, të Dielës së Larit në rrethana të jashtëzakonshme krijuar nga koronavirusi. Kështu dje konkatedralen ‘’Shën Nënë Tereza’’në Prishtinë dhe në të gjitha Kishat famullitare të Kosovës. Janë kremtuar Meshet pa besimtarë gjithë andej që nuk mbahet mend ndonjëherë, kjo për shkak të pandemisë globale kovid-19.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike dioqezane Priszren-Prishtinë e Kosovës kremtoi, dje, të Dielës së Larit në rrethana të jashtëzakonshme krijuar nga koronavirusi. Kështu dje konkatedralen ‘’Shën Nënë Tereza’’në Prishtinë dhe në të gjitha Kishat famullitare të Kosovës. Janë kremtuar  Meshet pa besimtarë gjithë andej që nuk mbahet mend ndonjëherë, kjo për shkak të pandemisë globale kovid-19. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.....

Nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt

Kremtimi i të Dielës së Larit në kohë pandemie globale

E kremte e pazakontë e të Dielës së Larit në konkatedralen ‘’Shën Nënë Tereza’’në Prishtinë dhe në të gjitha Kishat famullitare të Kosovës. Janë kremtuar  Meshet pa besimtarë gjithë andej që nuk mbahet mend ndonjëherë, kjo për shkak të pandemisë globale kovid-19.

Ne konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, meshen solemne te se Dieles se Larit e kremtoi  ipeshkvi i Diocezes Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji, ne bashkmeshim me meshtare e motra dhe ndonje ministrante, ndersa besimtaret kane mund ta percjellin meshen me lutje e urate nga shtepite e tyre permes valeve te ‘’Radio Marise’’. Me te dielen e Larit kemi hyr edhe ne Javen e Madhe qe i paraprine kremtimit te Pashkeve, ne ditet e mundimeve te Jezu Krishtit.

“Ne emer te kishes, ne sot e shtrojme rrugen me vuajtjen e shume njerezve, deshiroj te paraqes siç thoshte Papa Francesku keto dite, qe te gjithe trishtimin e njerezve ta vej perpara kameve te Krishtit, i cili hyn dhe na prine neve ne Jerusalemin qiellor. Anadje, gjithe sakrificen e mjekeve, infermiereve, policeve dhe te gjitha sherbimeve te tjera, qe jane vu ne lufte kunder kesaj te keqe dhe ne sherbim te shpetimit te jetes se njerezve, ia paraqes uraten e çdo besimtari nga shtepite e tyre”, ka thene imzot Dode Gjergji, duke iu lutur Zotit per shendetin e personelit mjekesor dhe te te gjithe aktereve tjere qe jane ne sherbim te popullates per ta mbrojtur nga pandemia e koronavirusit kovid 19.

Gjithashtu , ipeshkvi nga distanca iu ka thene besimtareve qe gjate kesaj Jave te Madhe te jene me te devotshem ne lutje e urate per ta ndier me shume vuajtjen qe ka perjetuar Krishti. Ai po ashtu beri thirrje qe te jemi te durueshem sepse, siq ka thene, edhe kjo gjendje e veshtire pandemie do te kaloj dhe do te vijne dite me te mira.

 “E dime qe jemi duke marre pjese te gjithe ne nje lloje kalvari te jeteve tona, te diteve tona, te kohes tone. Po le t,i gezohemi asaj se çka do te ndodh tutje, pasi te kaloje kjo perballje veshtiresie dhe ti lutemi Zotit Hyjit tone qe te na jep durimin, te na forcoj, e te na shtoj dashurine e fene dhe te na mbaj me gezim deri sa te perjetojme gjate kesaj jave gjithe vuajten e Krishtit, e brenda asaj vuajte ta gjejme gezimin, shpresen dhe dashurine”, ka thene ipeshkvi, duke dhene ne fund te meshes bekimin e te Dieles se Larit, qe kesaj radhe besimtaret per fat te keq nuk paten mundesine qe nga afer ta perjetojne meshen, por as t,i marrin e t,i dergojne ne shtepite e tyre rremat e gemat e luleve te bekuara.  

Me dhembje ne zemer, por me shpresen e gjalle ne Krishtin e Ringjallur! Zoti mos na sprovofte kurre me, qe ne kete menyre t,i kremtojme Pashket! Ka thene keshtu ne programin per Javen e Madhe dhe kremtimin e Pashkeve ne revisten ‘’Drita’’, ipeshkvi i Diocezes Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji. 

06 prill 2020, 13:34