Vatican News
2019.10.04 Arcivescovo Jean Claude Hollerich 2019.10.04 Arcivescovo Jean Claude Hollerich 

Hollerich i kërkon BE-sё mirëkuptim e solidariteti ndaj vendeve tё prekura nga Covid-19

Covid-19: kardinali Hollerich, presidenti i Komisionit tё episkopateve tё Bashkimit Evropian (Comece), Këshillit Evropian " tё tregojё mirëkuptim e solidaritet të plotë ndaj vendeve më të prekura nga pandemia”.

R.SH. - Vatikan

I bëj thirrje Bashkimit Evropian të tregojë "ndjeshmëri të plotë dhe solidaritet" në këto kohë të vështira “ndaj vendeve më të prekura nga pandemia e koronavirusit Covid-19. Kёshtu shkruan nё letrën e tij, drejtuar BE-sё, kardinali  Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkёv i Luksemburgut dhe presidenti i Komisionit tё episkopateve tё Bashkimit Evropian (Comece),  nё pragun e fillimit të Këshillit evropian, qё u mbajt dje pasdite vonë.

"Shpresoj dhe lutem që politikanët tanë të tregojnë ndjeshmëri, mirëkuptim dhe solidaritet të plotë ndaj vendeve më të prekura nga pandemia dhe qё të gjithë shtetasit Evropianë tё mund të jenë përsëri krenarë për shtëpinë tonë të përbashkët – pohoi kardinali Hollerich. Uroj qё të pёrforcohet shpresa pёr t’i lehtësuar vuajtjet e tmerrshme dhe pёr t’u liruar nga frika pёr tё ardhmen".

Në letrën e tij kardin Hollerich kujton identitetin e Evropës, nënvizon se tradita humaniste, e rrënjosur në solidaritetin njerëzor e tё krishterë, është forca e Kontinentit të Vjetër. Kisha – tha kardinali Hollerich – dëshiron ta shoqërojë rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian, ja pse merr guximin të kujtojë vlerat themelore e kushtetuese të shoqërisë evropiane, në mënyrë që të promovohen për të mirën e të gjithëve. Në një Evropë thellësisht të tronditur nga koronavirusi  Covid-19, nga kriza ekonomike dhe e papunësisë, Kisha zbret në fushë në emër të një shprese që pikërisht tani nuk mund të vritet.

24 prill 2020, 10:22