Kërko

Domenica delle Palme - Gesù entra a Gerusalemme Domenica delle Palme - Gesù entra a Gerusalemme 

E diela e Larit: Jezusi ngjitet në Jeruzalem

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,/ shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët. / Ngjitu në Qytetin Shenjt/ ku të presin mundimet e vdekja, /pse dashurinë që ti ke për / s’ka forcë në botë ta ndalojë! / S’mund ta ndalojë as dhuna/ e as poshtërsia njerëzore…

R.SH. - Vatikan

Jezusi ngjitet në Jeruzalem

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,
shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët.
Ngjitu në Qytetin Shenjt
ku të presin mundimet e vdekja,
pse dashurinë që ti ke për ne
s’ka forcë në botë ta ndalojë!
S’mund ta ndalojë as dhuna
e as poshtërsia njerëzore.

Shtegtimi yt cak tjetër s’ka:
mbaron këtu!
Në këtë vend do të bësh dëshmi
duke dhuruar jetën.
Ti e di mirë ç’të pret:
Tmerri e terri e dhimbja,
tradhtia e braktisja.
Të pret kodrina e Kalvarit,
kryqi të pret e gozhdat janë gati.

Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,
mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…
pas pak…
Po tash për tash njerzia që të njohu,
që të pa e të dëgjoi e mbrapa po të ndjek
të shpreh veç entuziazëm.

E bën këtë me gjestet e të varfërve
të cilët, të çuditur, njohin Dikë,
dikë që i do, dikë që i mbron,
dikë që i rrethon me kujdes,
që i shikon me mëshirë.

E e bën me fjalë në të cilat
zëri i profetëve jehon
thellësive të kohës.
E ti e ndjen si përmbushet
premtimi i bërë ç’prej kahmot.

Ata brohorasin!
Si mund t’i bësh të heshtin?
Për këtë ke ardhur,
Që të dhurosh jetën
për jetën,
për ta për shëlbimin e botës.

05 prill 2020, 10:40