Kërko

2020.03.12 Mons Gjergj Meta - vescovo di Rreshen - Albania 2020.03.12 Mons Gjergj Meta - vescovo di Rreshen - Albania 

Imzot Gjergj Meta: Në kohën e Kovid-19 mos të harrojmë Zotin e të afërmin

Imzot Gjergj Meta: Nga eksperienca me kovid-19, pohon imzot Gjergj Meta, të mësojmë të kujdesemi për të afërmin, të kultivojmë marrëdhëniet personale me Zotin dhe me komunitetin tonë.

R.SH. - Vatikan

Është një univers i tërë që sillet rreth koronavirusit. Një pademi që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të jetuarit dhe të vepruarit të shoqërisë e edhe tё Kishës. Kështu si i gjithë njerëzimi, kudo në botë, edhe Kisha përballet me fatkeqësinë që është Covid-19. E pikërisht mbi Kishën në kohën e koronavirusit, kremtimin e Meshëve dhe të lutjeve on line, përmes internetit, flasim me ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Metën.

Jeta dhe përvoja në kohën e koroavirusit në vatrat familjare, brenda shtëpive, ku jemi të detyruar të mbyllemi, kujdesi për tjetrin në vështirësi është tejet i rëndesishëm, ushqimi i shpresës, përmes Fjalës së Zotit dhe lutjes për një të ardhme më të mirë. Gjatë kësaj eksperience me covid të mos u mbështet emi vetëm në forcën tonë njerëzore, por të kemi besim e të mbështetemi në Zotin: të bëjnë gjithçka është në mundësitë tona njerëore, e Zoti, që është me të vërtetë me ne, do të na ndihmojë.

Nga eksperienca me covid-19, pohon imzot Gjergj Meta, duhet të mësojmë të kujdesemi për të afërmin, të kultivojmë marrëdhënien personale me Zotin dhe me komunitetin tonë. Mbi këto flasim me ipeshkvin e Rrëshenit imzot Gjergj Metën. Ta dëgjojmë bisedën...

Ta dëgjojmë imzot Gjergj Metën në mikrofonin e dom David Gjugjës
25 prill 2020, 14:47