Kërko

San Celestino I, Basilica di san Paolo fuori le mura San Celestino I, Basilica di san Paolo fuori le mura 

Më 6 prill kalendari kishtar përkujton Shën Çelestini I, Papë

Shën Çelestini u zgjodh Papë më 10 shtator të vitit 422. Ishte njohës i thellë i realitetit dhe i problemeve të Kishës e gjatë papnisë së ti provoi me vendosmëri e urti të bënte reformën disiplinore e doktrinore të komunitetit të krishterë, si dhe t’i luftonte herezitë e vjetra e të reja të asaj kohe. Është i pari Papë që reagoi vendosmërisht kundër pellagjanizmit, dënuar me proskripcion kudo në mbarë botën e krishterë. Vdiq më 27 korrik të vitit 432.

R.SH. - Vatikan

Më 6 prill kalendari kishtar përkujton Shën Çelestini I, Papë

Shën Çelestini, ishte një diakon me prejardhje nga rajoni italian, Campania, u zgjodh Papë më 10 shtator të vitit 422. Çelestini ishte njohës i thellë i realitetit dhe i problemeve të Kishës e gjatë papnisë së ti provoi me vendosmëri e urti të bënte reformën disiplinore e doktrinore të komunitetit të krishterë, si dhe t’i luftonte herezitë e vjetra e të reja të asaj kohe. Është i pari Papë që reagoi vendosmërisht kundër pellagjanizmit, dënuar me proskripcion kudo në mbarë botën e krishterë. Vdiq më 27 korrik të vitit 432.

Po kujtojmë se Pellagjanizmi është një herezi e lindur rreth shekullit IV nga murgu Pellagjo e dishepulli i tij Çelestini, e ka të bëjë me teologjinë e Hirit të Tënzot. Ajo mëson se njeriu është në gjendje të shëlbohet (shpëtohet) me forcat e veta njerëzore; pastaj mohon doktrinën e mëkatit të rrjedhshëm si faj i trashëguar nga njeriu. Kjo herezi u luftua nga  Shën Agostini dhe shkolla e tij e po kështu, siç u tha më lartë, edhe nga Çelestini I, Papë.

06 prill 2020, 09:54