2019.04.17 cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano 2019.04.17 cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano 

Më 22 prill kalendari kishtar kujton Shën Leonidën martir, atin e Origjenit

Leonida qe mësues i retorikës në Aleksandri të Egjiptit, edukator i shtatë fëmijëve, të cilëve mes tjerash u mësoi Biblën e letërsinë. Gjatë persekutimit të të krishterëve, Leonida qe thirrur para autoriteteve, pranoi pa iu dridhur zëri se ishte besimtar i krishterë. I vunë menjëherë prangat. Ndërsa ishte në burg, Leonida mori një letër nga i biri 17 vjeçar, i cili e nxiste t’i qëndronte besnik Krishtit Zot. E pak kohë më pas, Leonida do ta shtrinte kokën nën tehun e shpatës, duke fituar kështu kurorën e lumnisë së amshuar.

RSH. - Vatikan

Duke shfletuar kalendarin, sot më 22 prill Kisha përkujtoi Shën Leonidën, atin e Origjenit.

Edikti i Septim Severit, siç thotë Klementi i Aleksandrisë, shkaktoi një persekutim të ashpër kundër të krishterëve duke e mbushur Egjiptin me martirë: ndër ta Euzebi përmend Leonidën të cilit iu pre koka në vitin 204, duke lënë jetimë shtatë fëmijë, më i madhe prej tyre ishte pikërisht Origjeni, që në atë kohë ishte 17 vjeçar e më vonë do të bëhet njëri prej teologëve më të mëdhenj të Kishës greke.

Me origjinë nga Greqia, Leonida qe mësues i retorikës në Aleksandri të Egjiptit e edukator e mësues i shkëlqyeshëm i shtatë fëmijëve, të cilëve mes tjerash u mësoi Shkrimet e Shenjta të Biblës e letërsinë. 

E gjatë persekutimit të të krishterëve, Leonida qe thirrur para autoriteteve, e ai pranoi pa iu dridhur zëri se ishte besimtar i krishterë. I vunë menjëherë prangat. Ndërsa ishte në burg, siç njofton Euzebi që ka ruajtur një fragment, Leonida mori një letër nga i biri 17 vjeçar, i cili e nxiste t’i qëndronte besnik Krishtit Zot, edhe nëse do t’i duhej të paguante me kokë dëshminë e fesë.
E pak kohë më pas, Leonida me buzë në gaz, do ta shtrinte kokën nën tehun e shpatës, duke fituar kështu kurorën e lumnisë së amshuar.

22 prill 2020, 10:32