2019.03.26 Lupa Capitolina, musei capitolini, campidoglio, Roma 2019.03.26 Lupa Capitolina, musei capitolini, campidoglio, Roma 

21 prilli ditëlindja e qytetit të Romës

21 prill 753 para Krishtit – ditëlindja e Romës. Sipas të dhënave që njihen, qyteti i Romës u themelua më 21 prill të vitit 753 para Krishtit.

R.SH. -Vatikan

Duke shfletuar kalendarin historinë e lashtësisë, ndalemi sot tek ditëlindja e Romës. 21 prilli është një datë më shumë legjendare sesa historike, sepse tepër larg nga ditët tona. Gjithsesi, duke respektuar traditën, Roma vijon prej shekujsh ta kremtojë ditën e themelimit  të vet çdo 21 prill, ditë në të cilën, sipas gojëdhënës, qyteti u themelua nga Romuli. Ishte viti 753 para Krishtit, kur ai vuri gurin e parë të këtij qyteti, që aq shumë do të përmendej në histori, mbi njërën nga shtatë kodrat ku do të përhapej, e pikërisht mbi kodrën Palatine. Ditëlindja e Romës është festuar nga banorët e saj që në botën antike me një festë të quajtur “Palilia”.

U desh një nga dijetarët më të mëdhenj romak, Marco Terencio Varrone, për t’i dhuruar kryeqytetit një datëlindje. Qe ia që ftoi Lucio Taruzio-n, matematikan, specialist në astronomi, studiues edhe në lëvizjet e yjeve, të gjente ditën kur kishte lindur Roma. Nga llogaritë e bëra, u arrit në përfundimin se qyteti ishte themeluar në ditën e 11-të para kalendave të majit, domethënë me 21 prill. Kjo datë u konfirmua edhe nga shkrimtari grek, Plutarku dhe u miratua nga historiografët më të njohur si Plini e Taciti. Në këtë ditë të vitit753 para Krishtit, mbi kodrën Palatine, Romuli themeloi Qytetin e Amshuar, të cilit i dha emrin e vet.

Është një datë më shumë legjendare sesa historike, sepse tepër larg nga ditët tona. Gjithsesi, duke respektuar traditën, Roma vijon prej shekujsh ta kremtojë ditëlindjen e vet çdo 21 prill. Ditëlindja e Romës nisi të festohej nga banorët e saj që në botën antike me një festë të quajtur “Palilia”, në nderim të perëndeshës së pjellorisë Pale, që mbronte fekondimin e grigjëve. Me historinë e lashtë, pasurinë historike e artistike që ka, Roma qe qytet i madh e madhështor gjatë sundimit të perandorisë romake, që kur njihet si ‘caput mundi’ e që u bë edhe më i madh me praninë e papatit; Roma, në të cilën, siç shkroi Dante Aligheri “Krishti është romak!”.

21 prill 2020, 13:23