Kërko

San Leone IX, Basilica di san Paolo fuori le mura San Leone IX, Basilica di san Paolo fuori le mura 

Më 19 prill kalendari kishtar përkujton Shën Leonin IX Papë

Gjatë papnisë së tij luftoi kundër fenomeneve si simonia, dmth përvetësimit të të mirave të Kishës nga ana e njerëzve të klerit e, më me forcë akoma, kundër shkëputjes së Kishës greke. Ideja e tij më gjeniale qenë shtegtimet mespërmes Evropës, ku organizoi sinode, mbajti konçile e mblodhi asamble, vendimet e të cilave, të marra në praninë e të interesuarve, patën një ndikim shumë më të madh se ato që vinin nga Roma e largët.

R.SH. - Vatikan

Brunoni i Dagsburgut, siç quhej në shekull, lindi në vitin 1002 në një familje vasalësh të mëdhenj të Alsasës, vend që kalonte nga duart e Francës në ato të Gjermanisë e anasjelltas, deri sa kaloi përfundimisht nën Gjermaninë. 18 vjeç u bë kanonik i Shën Etjenit e 22 vjeçar, diakon. Në vitin 1026 u zgjodh ipeshkëv i Tul.

U ul në fronin papnor në vitin 1049, duke e ndërruar emrin e pagëzimit Brunon në atë të papnisë, Leoni IX. Erdhi nga Franca në Romë me veshje shtegtari e me këmbë të zbathura, i pritur me entuziazëm nga të gjithë.

Gjatë papnisë së tij luftoi kundër fenomeneve si simonia, dmth përvetësimi i gjësë së Kishës nga ana e njerëzve të klerit e, më me forcë akoma, kundër shkëputjes së Kishës greke. Ideja e tij më gjeniale qenë shtegtimet mespërmes Evropës, ku organizoi sinode, mbajti koncile kishtare e mblodhi asamble, vendimet e të cilave, të marra në praninë e të interesuarve, patën një ndikim shumë më të madh se ato që vinin nga Roma e largët.

Vdiq në Romë më 19 prill. Qëndroi në timonin e barkës së shën Pjetrit nga 12 shkurti i vitit 1049 deri më 19 prill 1054. U zgjodh Pajtor nga qyteti italian i Beneventos.

19 prill 2020, 10:58