Terra Santa - Grotta del latte a Betlemme Terra Santa - Grotta del latte a Betlemme 

Sëmundje, që shëron njeriun e tokën

Kathleen O'Meara : Njerëzit mbetën të mbyllur/ E u sollën nëpër shtëpi!/ Lexuan libra, dëgjuan fjale E u lodhën së pushuari. /..E mësuan mënyra të reja/ Për të ndenjur pa lëvizur/ E edhe Fjalën e dëgjuan/ E i hynë në thellësirë. / Njeri meditonte... /Lutej tjetri/ E njerëzit nisën të mendojnë/ Në mënyra të ndryshme, / Paqësisht - e u shëruan. /... Dhe toka e sëmurë ia nisi të shërohej...E nisën punë të reja; / Krijuan jetë të reja!

R.SH. - Vatikan

Vjen nga thellësia e shekujve, në kohët tona moderne, një poezi e shkrimtares Kathleen O'Meara (1869), që duket si të ishte e shkruar për sot. Na bën mirë ta lexojmë e edhe ta meditojmë ngadalë, këto ditë kur rrugët janë  të shkreta e shtëpitë më të trishtuara se kurrë.

Njerëzit mbetën të mbyllur
E u sollën nëpër shtëpi!
Lexuan libra, dëgjuan fjale
E u lodhën së pushuari.
E bënë art e luajtën
E mësuan mënyra të reja
Për të ndenjur pa  lëvizur
E edhe Fjalën e dëgjuan
E i hynë në thellësirë.
Njeri meditonte...
Lutej tjetri
E tjetri vallëzonte me vetveten.
Ndokush takohej me hijen e vet...
E njerëzit nisën të mendojnë
Në mënyra të ndryshme,
Paqësisht - e u shëruan.
E si u zhdukën ata që jetonin
Pa e ditur fare përse:
Njerëz të rrezikshëm
Pa tru edhe pa zemër,
Dhe  toka e sëmurë ia nisi të shërohej...
E si kaloi rreziku,
Ata që mbetën u takuan
E u ngushëlluan për të vdekurit.
E nisën punë  të reja;
Ëndërruan ëndrra të reja,
Krijuan jetë  të reja!
Dhe  toka u shërua
E lënë krejtësisht e qetë
Ashtu si u shëruan
Edhe njerëzit vetë!

21 mars 2020, 20:46