Kërko

ALBANIA-HEALTH-VIRUS ALBANIA-HEALTH-VIRUS 

Shqipёria dhe masat kundёr pёrhapjes sё Covid-19

Nё Shqipëri prej kur u identifikua “pacienti zero” flitet për një numër rreth 59 rastesh të prekur nga ky COVID-19. Ndërkohë, testi i parë i bërë “pacientit zero”, që u identifikua me coronavirus në Shqipëri, tregon se ka qasje pozitive dhe drejt shërimit, e ky ёshtё edhe njё lajm i mirё e premtues. Në 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik thekson se janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

R.SH. - Vatikan

Elidon Dodaj njofton nga Tirana se Shqipëria prej momentit kur u identifikua “pacienti zero” flet për një numër rreth 59 rastesh të prekur nga ky virus. Ndërkohë që lajm i mirë është se pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga COVIDSituata pandemike globale që po kalon edhe vendi ynë Shqipëria prej momentit kur u identifikua “pacienti zero” flet për një numër rreth 59 rastesh të prekur nga ky virus. Ndërkohë që lajm i mirë është se pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga COVID-19, rezulton negativ. Testi i parë i bërë “pacientit zero” që u identifikua me coronavirus në Shqipëri tregon se ka qasje pozitive dhe drejt shërimi. 

Ndërsa nga Instituti i Shëndetit Publik informohemi se në mëngjesi e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficienca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficiencë renale. Pacienti prej disa ditësh  ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe pse vijon me intensitet ndjekja dhe trajtimi shëndetësor i pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin Infektiv. Tashmë është kryer ritestimi për kontaktin e parë të “pacientit zero”, i cili ka rezultuar negative dhe do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik thekson se janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin Infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste: Tiranë 42 raste / Durrës 5 raste / Lushnje 2 rast / Elbasan 2 raste / Fier 6 raste /Rrogozhinë 2 raste.

Në spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë gjenden 30 pacientë të shtruar nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina. Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve janë në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë vijon testimi i rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Nga Instituti i Shëndetit Publik u bëhet lutje qytetarëve të mos paraqiten menjëherë në spital, por të telefonojnë numri e Urgjencës 127, kur paraqiten shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. ISHP thekson se: Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

18 mars 2020, 21:07