Kërko

Funerali i Luigj Gurakuqit Funerali i Luigj Gurakuqit 

Më 2 mars kujtojmë përvjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit

Më 2 mars kujtojmë 95-vjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, një nga figurat e shquara të historisë politike e kulturore shqiptare. Luigj Gurakuqi u vra në Bari të Italisë nga një agjent i shtyrë dhe i paguar nga klika zogiste, më 2 mars 1925. Luigj Gurakuqi është një nga figurat e shquara të lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist, Hero i Popullit.

Më 2 mars kujtojmë përvjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, një nga figurat e shquara të historisë politike e kulturore shqiptare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Luigj Gurakuqi u vra në Bari të Italisë nga një agjent i shtyrë dhe i paguar nga klika zogiste, më 2 mars 1925. Luigj Gurakuqi është një nga figurat e shquara të lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist, Hero i Popullit. Ai luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili përmes reformave demokratike të zhdukte prapambetjen, të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, të fitonte kohën e humbur gjatë shekujve të robërisë. 

Luigj Gurakuqi (1879-1925) qe firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, ministër, deputet, gjuhëtar, poet, publicist. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit. Pjesmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkëhartues me I. Qemalin i Memorandumit të Grëçës apo libri i kuq siç u quajt, simbol i luftës për pavarësi qe vepër e Lugjit. Gjatë vitit 1912, ishte ndër organizatorët e kryengritjes së përgjithshme. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën « Luz Gurakuqi ». 

Vizioni i tij për shtetin ishte ai i një demokracie liberale, ndërsa për besimet fetare i përmbahej formulës “Feja e lirë në Shtet të lirë”. Qe Ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshëm të Vlorës. Anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar dhe përsëri përfaqësues i Shkodrës në Kuvendin Kushtetues në vitin 1924. Ministër i Financave në qeverinë e Nolit. U vra në Bari në 2 mars 1925.

Luigj Gurakuqi qe gjuhëtar, poet e teoricien i letërsisë e këtë e dëshmoi në disa vepra. Shkruan diku Gurakuqi “Nji popull që nderon burrat e vet, një popull qi pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm nder faqet e historisë por ehe mbi rrasa e në monumenta, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të hollë, se njef miradijen e ka deshir me u sjellun e me u drejtum mbas shembullit te të Medhajve të vet”.

Mbi figurën e tij të dëgjojmë studiuesin e ri nga Lezha Agron Gjekmarkaj...

Mbi figurën e tij të dëgjojmë studiuesin e ri nga Lezha Agron Gjekmarkaj

Fan Noli: Elegji për Luigj Gurakuqin


Nëno moj, mbaj zi për vllanë, 
Me tre plumba na i ranë, 
Na e vran' e na e shanë, 
Na i thanë trathëtor.


Se të deshte dhe s'të deshnin, 
Se të qante kur të qeshnin, 
Se të veshte kur të çveshnin, 
Nëno moj, të ra dëshmor.


Nëno moj, vajto, merr malin, 
Larot t'a përmbysnë djalin 
Që me Ismail Qemalin 
Ngriti flamur trimëror.


Nëno moj, m'a qaj në Vlorë 
Ku të dha liri, kurorë, 
Shpirt i bardhë si dëborë; 
Ti s'i dhe as varr për hor.


Nëno moj, ç'është përpjekur 
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur, 
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur, 
Ky Vigan Liberator. 

02 mars 2020, 10:04