Kërko

Vatican News
 Kopshti i të Drejtëve në Milano Kopshti i të Drejtëve në Milano 

Kremtohet Dita evropiane e të Drejtëve të njerëzimit, të djeshëm e të sotëm

Vlerat e solidaritetit, të dëshmisë e të guximit, në historinë e tri grave nga vendet islamike, protagoniste të luftërave për të drejtat e njeriut dhe për emancipimin e kushteve, në të cilat jetojnë gratë. I zbulojmë përmes historianes së Anna Foa sot, kur kremtohet Dita evropiane e të Drejtëve të njerëzimit.

R. SH. - Vatikan

Kremtohet sot Dita evropiane e të Drejtëve të njerëzimit, të djeshëm  e të sotëm. Ditë për të kujtuar heronjtë e heshtur, që iu kundërvunë krimeve kundër njerëzimit gjatë shekullit të kaluar, por edhe në kohët tona: njerëz, që shpëtuan një mori jetësh gjatë Shoah e të gjitha genocideve e që mbrojtën dinjitetin e njeriut në regjimet liberale e totalitare. Të shumta, nismat e promovuara nga Shoqata Gariwo (Garden of the righteous worldwide), krijuar në Milano në vitin 2001, nga Gabriele Nissim, themelues i kësaj dite, shpallur më 2012 në mjediset evropiane. Ditë kujtimi, e jo vetëm, synon të afirmojë  vlerat e solidaritetit njerëzor  dhe guximin e dëshmisë personale. Prej këndej, në vitin 2003, në parkun Monte Stella të Milanos, lindi Kopshti i parë i të Drejtëve të njerëzimit, pasuar nga të tjerë, në Itali e në botë. Falë pasionit të shoqatave, por edhe njerëzve të thjeshtë, që i duan drejtësinë e të drejtët.

Në vijën e parë të frontit për të drejtat, gratë e shteteve myslimane

Protagoniste të luftërave për të drejtat e njeriut dhe për emancipimin e kushteve, në të cilat jetojnë gratë, ndërmjet shumë të tjerave, janë tri gra, ngavendet islamike: Hevrin Khalaf, Lina Ben Mhenni dhe Nasrin Sotoudeh. Tri dëshmitare guximtare, në një botë që i kundërvihet historisë së emancipimit të gruas.

Hevrin Khalaf, kurde, sekretare e përgjithshme e partisë për ardhmërinë e Sirisë, aktiviste për të drejtat e grave, u vra në moshën 35 vjeçe, në tetor 2019, duke lënë pas shembullin e shkëlqyer të luftës për emancipimin e gruas siriane.

Lina Ben Mhenni, gazetare, simbol i revolucionit të jaseminave në vitin 2011, në Tunisi, vdiq 36 vjeçe, nga një sëmundje kronike. E propozuar për Çmimin Nobel për Paqen, mbeti në  histori si “Zëri i revoltës”.

Nasrin Sotoudeh, ende gjallë, avokate iraniane rreth të 50-tave, aktiviste e të drejtave të njeriut, më 2012 u vlerësua me çmimin Sacharov të Parlamentit Evropian.

Historinë e tyre na e tregon hollësisht një grua tjetër, po aq guximtare,  Anna Foa, historiane, autore e shumë librave dhe studimeve lidhur me fatin e hebrenjve në Evropë.

 

06 mars 2020, 13:30