Coronavirus:arcobaleno su balconi del Barese,#andr�tuttobene Coronavirus:arcobaleno su balconi del Barese,#andr�tuttobene 

Koronavirusi, parë nga fëmijët

Ç‘është në ajër që fluturon?/ E askush nuk e kupton? / Shkon e vjen, kur nuk e pret, / Ka kurorë, po nuk është mbret! Është i vogël, po jo i mirë, /S'è sheh kush me sy të lirë. / Troket në portë porsi tinzak, /Po ti mos ia hap aspak! /Mos dil fare nga shtëpia,/ Prit të ngordhë nga uria..

R.SH. - Vatikan

Autori më i madh italian për fëmijë, Roberto Piumini u drejtohet më të vegjëlve me rigorozitet e thjeshtësi, për t'i ftuar vogëlushët t’i marrin të gjitha masat paraprake pa u pushtuar nga frika nga koronavisuri, por me besim se e gjithë kjo do të përfundojë së shpejti. " Është i vogël, po jo i mirë,/S'è sheh kush me sy të lirë./ Troket në portë porsi tinzak,/ Po ti mos  ia hap aspak!/ Mos dil fare nga shtëpia,/ Prit të ngordhë nga  uria".

Koronavirusi, parë nga  fëmijët

Ç‘është në ajër që fluturon?
E askush nuk e kupton?
Shkon e vjen, kur nuk e pret,
Ka kurorë, po nuk është mbret!
Është i vogël, po jo i mirë,
S'è sheh kush me sy të lirë.
Troket në portë porsi tinzak,
Po ti mos  ia hap aspak!
Mos dil fare nga shtëpia,
Prit të ngordhë nga  uria,
E të dalësh menjëherë
Mes  blerimit, në pranverë!

16 mars 2020, 15:58