Kërko

Caritas diocesana della diocesi di Sapa, Albania Caritas diocesana della diocesi di Sapa, Albania 

Kisha dioqezane e Sapës, përmes Karitasit, pranë të varfëve në kohën e Kovid-19

Dashuria bamirëse nuk ndalet as në situatën e vështirë të krijuar nga Kovid-19, kështu, Caritas Sapa me stafin, vullnetarët, ipeshkvin e meshtarët, mbështetur edhe nga Caritasi Kombëtar i Shqipërisë, po u qëndron afër njerëzve më në nevojë, duke iu sjell nëpër shtëpia paketa me ushqime të domosdoshme për jetën e përditshme.

R.SH. - Vatikan

Dashuria bamirëse nuk ndalet as në situatën e vështirë të krijuar nga Kovid-19, kështu, Caritas Sapa me stafin, vullnetarët, ipeshkvin e meshtarët, mbështetur edhe nga Caritasi Kombëtar i Shqipërisë, po u qëndron afër njerëzve më në nevojë, duke iu sjell nëpër shtëpia paketa me ushqime  të domosdoshme për  jetën e përditshme. Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

Nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

CARITAS DIOQEZAN SAPA VIJON MBËSHTETJEN PËR FAMILJET NË NEVOJË

Situata e pandemisë botërore e Koronavirusit, ashtu si ne mbare boten ka prekur edhe vendin tone duke bere qe të ndalojmë gjithçka dhe te  qëndrojmë në shtëpi me familjet tona.

Nisur nga situata e krijuar Caritas Sapa me gjithë stafin e tij dhe vullnetarët, i mbështetur edhe nga Caritas Kombëtar po ju qëndrojnë afër njerëzve me ne nevoje, duke iu shkuar neper shtëpia për te shpërndarë paketat ushqimore me te domosdoshme për to.

Një vëmendje te veçantë dhe përkujdesje ka treguar edhe ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli, i cili edhe pse vete ashtu si gjithë te tjerët po qëndron ne karantine, me komunikimin digjital është i informuar ne çdo kohe me famullitaret, motrat dhe besimtaret e grigjës se tij për çdo nevoje shpirtërore, morale, shoqërore dhe sociale.

Si Atë shpirtëror, ipeshkvi qëndron  ne lutje dhe na fton te gjithëve qe te jemi solidar me te gjithë njerëzit, kryesisht me ato qe kane me shume nevoje.

Duke shpresuar që kjo pandemi të kalojë sa më parë, Ipeshkvi ja beson bijtë e Saj mbrojtjes  se Nënës qiellore, Zojës se bekuar.

Nga Vau-Dejës Violeta Marashi

30 mars 2020, 11:52