Kërko

Viaggio Apostolico a Panama , 2019.01.25 Viaggio Apostolico a Panama , 2019.01.25  

T’i drejtohemi Zotit n ‘këtë kohë të trisht

Ndërmjet Zotit e tjetrit/ Përtej çdo ankthi vdekjeje/ Që i kërcënohet botës. / Në Shenjtërore të shpirtit, / Je ndërmjet qiellit e tokës... / Sot deri drita dridhet/ Në dritare të jetës. /Po në Shenjtërore mund të gjesh/ Fillin e këputur të rrezes/ Që shpirtin njerëzor e lidh fort/ Me Shpirtin e Zotit t'pa mort!

R.SH. - Vatikan

Në Shenjtërore

N ‘këtë kohë të trisht kur vdekja
Shëtit trishtueshëm në udhët e Planetit, 
Njeriu i trembur paqen mund ta gjejë
Veç në shenjtërore
Në atë ndërtuar me gurë e me gëlqere,
Por shumë më tepër në shenjtërore të shpirtit!

Logjika nuk pranon magjira,
Kush nuk beson, sot paqen e ka humbur!
Vetëm shenjtërorja e shpirtit
Të mbart nëpër hapësira,
E të mahnit, sa ta harrosh çdo frikë!

Altari i Hyjnisë krahët i shtrin
E përqafon gjithkënd;
Është strehë  për shpirtin e ligështuar,
Ndërsa luhatet frikshëm,
Në gji të universit.
Veç në altar  e ndjen fort gjakun,
Që i rrjedh nëpër damarë
E valën e tingujve të
 jetës.

Je gjallë në shenjtërore,
E do të jesh gjallë në amshim!
Tingujt të mbartin në hapësirë,
Ndërmjet Zotit e tjetrit
Përtej çdo ankthi vdekjeje
Që i kërcënohet botës.

Në Shenjtërore të shpirtit,
Je ndërmjet qiellit e tokës...

Sot deri  drita dridhet
Në dritare të jetës.
Po në Shenjtërore mund të gjesh
Fillin e këputur të rrezes
Që shpirtin njerëzor e lidh fort
Me Shpirtin e Zotit t'pa mort!

17 mars 2020, 17:10