Kërko

Sua Beatitudine Louis Raphaël I Sako Sua Beatitudine Louis Raphaël I Sako 

Irak: Patriarku Sako nderon "martirin e ri" Raymond Rayan Salem, vra gjatë protestave kundër qeverisë

I riu, pesë ditë më parë, qe vrarë, ndërsa me dy shokë të tjerë (njëri shiit e tjetri sunit) merrte pjesë në sheshin Khilani në demonstratat anti-qeveritare, të cilat që nga 1 tetor 2019 kanë ndez të gjithë të Irakut, duke kërkuar sigurinë, shërbimet themelore, drejtësinë sociale dhe fundin e kontrollit të ushtruar nga qeveria iraniane mbi të gjitha qeveritë shiite që nga viti 2003.

R.SH. - Vatikan

Më 29 shkurt, Patriku i Kishës së Babilonisë së Kaldejvëve të krishterë, Kardinali Louis Raphael Sako, i shoqëruar nga ipeshkvijtë vikarë, imzot Basel Yaldo dhe imzot Robert Jarjis, vizitoi familjen e "martirit të ri" Raymond Rayan Salem. Njoftimin e jep faqja internetit Bagdadhope. I riu, pesë ditë më parë,  qe vrarë, ndërsa me dy shokë të tjerë (njëri shiit e tjetri sunit) merrte pjesë në sheshin Khilani në demonstratat anti-qeveritare, të cilat që nga 1 tetor 2019 kanë ndez të gjithë të Irakut, duke kërkuar sigurinë, shërbimet themelore, drejtësinë sociale dhe fundin e kontrollit të ushtruar nga qeveria iraniane mbi të gjitha qeveritë  shiite që nga viti 2003.

Familja e të riut Raymond, e besimit siro-katolik, është me origjinë nga Mosuli, por pas një periudhe të kaluar në Jordani u kthye në Irak. Përkufizimi i "martirit të ri", siç pohohet në lajmet e faqes së internetit të vetë Patriarkanës, shpjegon Bagdadhope, tregon “afërsinë dhe bashkimin e synimeve me manifestuesit, tashmë të shprehura  nga hierarkia e Kishës kalde edhe me vizitat e të plagosurve nëpër spitale, me donacione, me vizitat  bërë protestuesve në sheshin Tahrir, epiqendrën e protestave dhe me deklaratat pasuese". Raymond Rayan  Salem është i pari i krishterë që u vra gjatë protestave anti-qeveritare në Irak.

Patriku Sako kujton faktin se në vitet e fundit në Irak ka pasur mase 500 martirë të krishterë, për të cilët ai si kryeipeshkëv e tani si Patrik e ruan listën e emrave të tyre. Më tej Patriku Sako vuri në dukje se koncepti i demokracisë nuk është i njëjti në perëndim dhe në lindje, dhe që Iraku pas 35 viteve diktaturë dhe viteve luftës, ka nevojë në rradhë të parë për stabilitet, për siguri, për liri e perspekitvë. Sigurisht që situata e të krishterëve në Irak nuk është e lakmueshme. Një numër i madh të krishterësh është larguar tashmë e vazhdon të largohet nga Iraku për shkak të situatës aktuale, të vështirësive ekonomike e të mungesës së sigurisë. Por dhe të gjërave më të nevojshme për jetën e përditshme: ujit, elektricitetit, benzinës etj. Pavarësisht nga të gjitha këto, Kisha ecën përpara dhe vijon të punojë për  të mirën e mbarë shoqërisë irakiane dhe për t’u shërbyer të krishterëve që mbeten në Irak, duke dhënë mes tyre dëshminë e vet. Nuk janë të vetmit që vuajnë. Të njëjtat vështirësi kalojnë edhe vëllezërit myslimanë. Është një situatë që prek gjithë popullin irakian.

E Kisha vendase po bënë gjithçka është e mundur për të lehtësuar vuajtjet e të shpërngulurve e të refugjatëve të krishterë në Irak e në vendet fqinje. Ipeshkvijtë tanë në dioqezat e tyre u qëndrojnë shumë pranë besimtarëve të krishterë, përpiqen t’i kuptojnë e t’i ndihmojmë konkretisht. Prandaj mund të themi se Kisha në Irak është e gjallë, është ende e pranishme. Meshtarët vijojnë të punojnë me zell të madh e me impenjim të madh baritor edhe për t’u thënë të gjithëve me vepra, jo thjeshtë vetëm me fjalë: “Jemi këtu me ju, jemi pranë jush, vuajmë me ju! jemi të bashkuar e vijojmë të punojnë së bashku për të dhënë ndihmesën tonë në procesin e paqes.

Kujtojmë se Kisha Kaldeje është Kisha e Mesopotamisë, themeluar nga Shën Toma Apostull. Kisha Kalde lindi nga ndarja me Kishën ortodokse Asiro-kalde. Ka bërë përpjekje për t’u ribashkuar me Romën që në shekullin XVI, por ato u zyrtarizuan në vitin 1830. Patriku i Babilonisë së Kaldejve, Fortlumturia e Tij Sako e ka selinë në Bagdad të Irakut. Përveç Irakut, kjo Bashkësi e krishterë kishtare ka besimtarë kaldej të krishterë edhe në Liban, ku arrijnë në 10 mijë vetë, por ata janë shtuar pas ndërhyrjes së amerikanëve në Irak, në vitin 2003. Po të krishterë të Kishës Kaldeje ka edhe në Vende tjera të botës. Kisha Kaldeje numëron rreth 500 mijë besimtarë .

03 mars 2020, 14:55