Mons Gjergj Meta - vescovo di Rreshen - Albania Mons Gjergj Meta - vescovo di Rreshen - Albania 

Imzot Gjergj Meta: të bashkuar në lutje t’i kërkojmë Zotit të na shpëtojë nga Covid-19

Në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News, Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, shpjegon domethënien dhe rëndësinë e lutjes së Rruzares Shenjte dhe i fton besimtarë e jo besimtarë, çdonjëri sipas mënyrën së vet, t’i bashkohen kësaj nisme çdo mbrëmje, në orën 21.00.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë çdo mbrëmje bashkohen në orën 21.00 e, me Rruzaren Shenjte, i drejtojnë Zotit një lutje për shpëtimin e gjithë atyre, që vuajnë nga koronavirusi. "Ju ftoj të gjithëve, besimtarë e jo besimtarë, që të bashkuar të lutemi, secili në mënyrën e vet”, u bën thirrje imzot Gjergj Meta shqiptarëve brenda e jashtë atdheut.

Në mënyrë të veçantë nesër, më 19 mars, në orën 21.00, ipeshkvijtë e Shqipërisë bashkohen në lutjen e Rruzares Shenjte bashkë me ipeshkvijtë e Italisë dhe të gjithë shqiptarët, që jetojnë e punojnë në Itali. Në mikrofonin tonë, Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, shpjegon domethënien e rëndësinë e çastit të lutjes së Rruzares Shenjte dhe i fton besimtarë e jo besimtarë t’i bashkohen kësaj nisme...

Në mikrofonin tonë Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit
18 mars 2020, 16:46