Migranti: naufragio a Lampedusa, recuperati 2 cadaveri Migranti: naufragio a Lampedusa, recuperati 2 cadaveri 

Emigrantët në kufirin Greqi-Turqi: Caritas Evropa thirrje BE-së, t’i ndihmojmë, nuk janë kërcënim

"Kemi një nevojë urgjente ndaj së cilës lypet një reagim njerëzor në kufirin ndërmjet Greqisë e Turqisë": ky apeli që bëri sot Caritas Evropa, në lidhje me atë që po ndodh në kufirin e Evropës, me dhjetëra mijëra emigrantë të cilët po përpiqen të hyjnë në Evropë, pas hapjes së kufijve nga ana e Turqisë.

R.SH. - Vatikan

"Kemi një nevojë urgjente ndaj së cilës lypet një reagim njerëzor në kufirin ndërmjet Greqisë e Turqisë": ky apeli që bëri sot Caritas Evropa, në lidhje me atë që po ndodh në kufirin e Evropës, me dhjetëra mijëra emigrantë të cilët po përpiqen të hyjnë në Evropë, pas hapjes së kufijve nga ana e Turqisë.

"Emigrantët nuk duhet të shihet si një kërcënim për sigurinë; janë njerëz që gjenden në një situatë tejet kritike dhe kanë nevojë për ndihmën tonë," thekson Caritas Evropa, duke bërë thirrje për një "reagim njerëzor" në ana Këshillit të jashtëzakonshëm për Drejtësi e Punë të brendshme si dhe nga ministrat e punëve të Jashtme të Bashkimit evropian, për t’i gjetur përgjigjet e duhura ndaj "situatës humanitare dramatike në kufijtë e Greqisë".

"Njerëzit që kërkojnë të arrijnë në Evropë janë në kërkim të mbrojtjes, prandaj duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt – thotë Maria Nyman, sekretare e përgjithshme e Karitas Europa – e të mos priten me gaz lotsjellës, me armë apo urrejtje. Evropa duhet të jetë një shembull në respektimin e vlerave si humaniteti dhe solidariteti, që janë në bazën e themelimit të BE-së”.

Sipas Caritas Europa, përqendrimi i të gjithë vëmendjes vetëm në kontrollin kufitar, çon në "kriminalizimin e njerëzve në lëvizje dhe nxit panikun irracional". "BE-ja dhe Shtetet anëtare duhet të propozojnë një plan kolektiv për t'u dhënë mbështetje humanitare mijëra njerëzve, duke përfshirë familjet, gratë e fëmijët që largohen nga luftërat, persekutimi dhe uria”. “Nuk mund të pranojmë fëmijë që vdesin në përpjekje për të arritur sigurinë në BE, nënvizon rrjetin katolik që bashkon 49 Caritase nga 46 vende evropiane. Nuk mund të shohim pasivisht rojet tona bregdetare që sulmojnë e zmbrapsin emigrantët që janë në rrezik në bordin e një gomoni, ndërsa përpiqen të arrijnë në tokë, siç ndodhi këtë javë në Greqi".

Përveç kësaj, "Evropa duhet të tregojë solidaritet me Greqinë dhe azil-kërkuesit e lënë pezull, veçanërisht në ishujt grekë". Duke u nisur nga kjo situatë e vështirë Caritas Evropa kërkon "zhvendosjen e azil-kërkuesve, duke filluar nga të miturit, të miturit e pashoqëruar, gratë e të tjerët". Propozimi i Caritasit mbështetët edhe nga 64 organizata të tjera të shoqërisë civile evropiane.

05 mars 2020, 11:21