Kërko

Albania steps up health security measures over coronavirus outbreak Albania steps up health security measures over coronavirus outbreak 

Coronavirus mbërrin në Shqipëri e krijon shqetësim të madh

Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj (31.12. 2019) nga lajmet që mbarë bota u ngrit në këmbë, madje duke ngritur zërin se në Kinën e largët një virus i panjohur më parë me emrin “corona virus – covid19” sipas zërave u përhapur nga një qendër studimore në një nga metropolet kinez tashmë ka arritur edhe në Shqipëri. Dy familjarë që kishin udhëtuar për arsye pune drejt Italisë veriore dhe pas kthimit prej andej rezultuan pozitiv, situata ndryshoj krejtësisht në Shqipërinë, që deri para një jave e shikonte veten larg hartës së kuqe te Evropës dhe botës.

R.SH. - Vatikan

Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj (31.12. 2019) nga lajmet që mbarë bota u ngrit në këmbë, madje duke ngritur zërin se në Kinën e largët një virus i panjohur më parë me emrin “corona virus – covid19” sipas zërave u përhapur nga një qendër studimore në një nga metropolet kinez tashmë ka arritur edhe në Shqipëri. Dy familjar që kishin udhëtuar për arsye pune drejt Italisë veriore dhe pas kthimit prej andej rezultuan pozitiv, situata ndryshoj krejtësisht në Shqipërinë që deri para një jave e shikonte veten larg hartës së kuqe te Evropës dhe botës.

Në fakt opinionin publik hamendëson se situata mund të jetë shumë më e madhe seç duket, por ne duam t’u qëndrojmë besnik monitorimit të çdo momenti që Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet mjeteve të tyre që ka vënë në dispozicion rreth këtij virusi informon kohë pas kohe. Ndërkohë kryeministri Rama në një nga mbledhjet e Qeverisë deklaroi se: “Shqipëria është e vogël, ka ekspertë të shkëlqyer, por, nëse në Italinë e madhe, një vend i G7, një vend me një prej sistemeve më ekselente të shëndetësisë në BE, sistemi praktikisht kolapsoi dhe të gjithë, përfshirë edhe mjekë dhe infermierë në pension u bashkuan, të gjitha institutet e ekspertëve janë bashkuar, po në Shqipërinë e vogël, çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të nderuar të këtyre task-forcave, sesa të bashkohen me autoritetin shëndetësor dhe me Komitetin Teknik?”

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama porositi të gjithë ministrat “...këtu nuk ka vend për frikë. Nëse sot, mesazhi im ishte i ndryshëm nga herët e tjera, sepse sot është një ditë tjetër nga ditët e tjera, nesër do të jetë një ditë tjetër nga ditët e tjera dhe vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë. Ndryshe na merr përpara inercia e të marrurit me sportivitet të një beteje që është luftë, nuk është lojë.”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka lajmëruar edhe masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19, masa që do të qëndrojnë në fuqi deri me datë 03.04.2020.

Mbyllja për publikun të ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate; të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi. Ndalimin e aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore; ekskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit; procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

Ndërkohë gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njërit nga tjetri.

Institucionet publike dhe private, janë detyruar të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

Po ashtu institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

Një nga detyrimet që i është vënë mëshomë theksi ka qenë detyrimi i të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetë-karantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

Ndërkohë disa ditë më parë Ministria e Arsimit nëpërmjet Urdhrit nr. 91, datë 09.03.2020 urdhëroi ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike deri në dy javë por në varësi të situatës në vend. Kështu që të gjithë nxënësit dhe studentët prej ditës së martë të 10 marsit kanë nisur një pushim të detyruar për shkak të këtij virusi që tashmë qarkullon edhe në vendin tonë. Ndërsa në një dalje publike Ministria e Arsimit ka nxitur mësuesit që tu jenë pranë nxënësve me orët e masive online nëpërmjet të gjitha platformave. Ndërkohë nga sot nis një cikël mësimor prej katër orësh e ndarë në dy ore paradite e dy orë pasdite mësim.

Nga Durrësi raportohet viktima e parë nga corona virusi në Shqipëri. Ajo është një e moshuara që rezultoi rasti i parë i infektuar në qytetin Durrësit. Ditën e sotme 73-vjeçarja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Mjekët e spitalit të Durrësit fillimisht kanë tentuar që ta transportojnë të moshuarën drejt Tiranës, por gjendja e saj është rënduar akoma më shumë dhe kjo i ka detyruar që ta rikthejnë në spital.

Këshillat e mjekëve dhe specialistëve vijojnë të nxisin qytetarët që të jenë më të kujdesshëm rreth këtij virusi, ndaj u kujtojnë të rilexojnë, të shohin spotet televizive dhe të mos përhapin panik, por nëpërmjet kujdesit tu qëndrojnë pranë familjarëve të tyre. Ndërkohë që edhe Kisha Katolike në Shqipëri së bashku me komunitetet fetare të tjera pas një takimi me kryeministrin Rama kanë nxitur besimtarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha rregullat e vendosura nga Institucionet që po merren drejtpërdrejtë me këtë virus. Nuk do të mungojnë as gjobat për të gjithë ato persona që nuk do të respektojnë rregullat e përgjithshme në të mirë të shoqërisë shqiptare.

Nga Tirana njofton Elidon Dodaj

11 mars 2020, 16:20